Ramiz Lladrovci kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit

Aktuale

Ramiz Lladrovci kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 18:56
Ramiz Lladrovci

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka caktuar Ramiz Lladrovcinm si kandidat të saj për kryetar të Drenasit, për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale që do të mbahen më 4 dhjetor 2016.

Pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u vendos që kandidat për kryetar të Drenasit të jetë Ramiz Lladrovci, thuhet në njoftimin e PDK-së. 

Ndryshe, më 25 dhjetor kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dha dorëheqje, pasi Gjykata e Apelit i konfirmoi dënimin e shkallës së parë me anë të së cilës dënohet me tri vjet burg, në rastin e quajtur “Drenica 2”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat