LDK zyrtarizon Bedri Nikën, kandidat për kryetar të Drenasit

Aktuale

LDK zyrtarizon Bedri Nikën, kandidat për kryetar të Drenasit

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 18:45
Bedri Nika

Kryesia e LDK-së, e ka miratuar kërkesën e Degës e LDK-së në Drenas, që ky subjekt të garojë i vetëm në këto zgjedhje komunale.

Ndërsa e ka zyrtarizuar Bedri Nikën, kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit në këtë komunë.

Ky është njoftimi i LDK-së:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës ku janë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me aktualitetin politik dhe zhvillimet progresive partiake.

Gjatë takimit u diskutua për reformën zgjedhore që lidhet me zgjedhjet në nivel lokal dhe qendror në Kosovë, proces ky i iniciuar së fundi.

Gjatë mbledhjes, u diskutua edhe për zgjedhjet në kuadër të Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të LDK-së.  Me këtë rast, Kryesia përgëzoi forumet dhe degët për procesin, posaçërisht duke pas parasysh masivitetin e theksuar gjatë këtij procesi.

Kryesia e LDK-së, gjithashtu miratoi kërkesën e Degës së LDK-së në Drenas, që LDK-ja të garoj e vetme në këto zgjedhje komunale dhe kandidat i LDK-së për zgjedhjet për kryetar të Drenasit të jetë z. Bedri Nika, njëkohësisht kryetar i Degës së LDK-së në Drenas.

Kryesia e LDK-së diskutoi edhe për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast përgëzoi kryeministrin Isa Mustafa për reformat dhe qeverisjen e mirë e cila po jep rezultate evidente në të gjitha fushat e jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat