Autopsia e Astrit Deharit bëhet sot, familja vendos për ekspertin vëzhgues

Aktuale

Autopsia e Astrit Deharit bëhet sot, familja vendos për ekspertin vëzhgues

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 12:01
Astrit Dehari

Burime brenda Ministrisë së Drejtësisë, bëjnë të ditur se autopsia e Astrit Deharit pritet të bëhet sot në ora 14:00, pasi familjarët kanë vendosur për emrin e ekspertit që do të merr pjesë në autopsi në cilësinë e vëzhguesi

Sipas burimeve brenda Ministrisë, pjesë e ekipit të mjekëve ligjor që do të bëjnë autopsinë e trupit të pajetë të Deharit, do të jenë edhe ekspertë nga EULEX-i, të cilët janë ftuar nga Ministria e Drejtësisë me qëllim që procesi të jetë sa më transparent.

Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej nën akuzën për pjesëmarrje në sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat