Mustafa: S’kemi arritë t’i shuajmë strukturat paralele, marrëveshjen e MSA-së e kemi nënshkruar si shtet

Aktuale

Mustafa: S’kemi arritë t’i shuajmë strukturat paralele, marrëveshjen e MSA-së e kemi nënshkruar si shtet

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 11:21
Kryeministri Isa Mustafa

(E plotësuar) -  Kosova në asnjë dokument të Bashkimit Evropian nuk figuron si shtet pasi që pengesë për një gjë të tillë janë shtetet që nuk e kanë njohur atë.

Një gjë të tillë e ka thënë korrespodenti i Grupit Koha nga Brukseli, Augustin Palokaj në forumin e organizuar nga KFOS me temën “Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Isa Mustafa.

Andaj sipas Palokajt, i cili e ka bërë edhe një hulumtim rreth anëtarësimit të Kosovës në BE, Kosova  ynë nuk është mirë të caktojë data për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Palokaj: Kosova nuk figuron askund si shtet

“Unë nuk kam takuar askënd në Bruksel i cili mendon se Kosova mund të jetë të filloj negociatat e anëtarësimit pa u njohur nga ët gjitha shtete sepse negociatat mund të hapen dhe mbyllen me të ashtuquajtura konferenca ndërqeveritare. Komisioni Evropian mban rol kryesor në përgatitjen e pozicioneve , bërjen e  raporteve , vlerësimin e përmbushjes ë kritereve për hapjen e kapitujve apo përmbylljen mirëpo Komisioni nuk negocion, negociojnë shtetet anëtare dhe në këtë mënyrë pa u njohur nga të gjitha shtete, secili shtet pasi që kemi parë bllo0kadën e marrëveshjes tregtare me Ukrainën në rastin e Holandës apo rastin e marrëveshjes tregtare me Kanadën.  Në 28 shtete anëtare ekzistojnë diku 70 parlamente të ndryshme ku duhet të japim pëlqimin për secilin marrëveshje që BE bënë me një shet tjetër e këtu përfshihet edhe traktati për zgjerim me vendet tjera. Gjithsesi këtu n uk do të thotë se Kosova duhet të humb shpresën por duhet të përmbahemi nga ambiciet eventuale dhe nga përmendjet e datave”, tha Palokaj.

Duke iu kundërpërgjigjur Palokajt, kryeministri Isa Mustafa tha se  Kosova, marrëveshjen e parë me BE-në e ka nënshkruar si shtet dhe si asgjë tjetër.

Mustafa: Marrëveshjen e MSA-së e kemi nënshkruar si shtet

“Para tre-katër ditësh është mbushur një vit kur ne e kemi nënshkruar marrëveshjen e MSA-së për të cilën zoti Augustin foli. Unë marrëveshjen e e kam nënshkruar si kryeministër i Republikës së Kosovës, në emër të shtetit të Kosovës dhe detyrimet të cilat i kemi marrë ne në marrëveshjen e MSA-së janë detyrime të cilat i kemi marrë si shtet, jo si ndonjë krijesë tjetër dhe unë në asnjë rast nuk do të dëshiroja që edhe në këtë rast ne ta shohim veten ndryshe”, tha Mustafa.

Kryeministri i vendit foli edhe për negociatat me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, për çka tha se nuk kanë alternativë tjetër.

Mustafa tha se Kosova ka arritur nga negociatat me Serbinë, pasi sipas tij ka arritur t’i integrojë serbët në procese të ndryshme.

Mustafa: Demarkacioni i kontribuon lëvizjes së lirë

“Ndërkaq sa i përket Demarkacionit që ndërlidhet pastaj me lëvizjen e qytetarëve tanë dhe me të drejtën që bizneset tona të kenë qasje më të shpejtë dhe të papenguar në tregjet e BE-së unë konsideroj që ne në këtë rast kemi qenë joparimor në Kosovë, në rend të parë opozita dhe  jo vetëm opozita sepse po të pyeste Mali i Zi opozitën e vet pro serbe dhe pro ruse ata kurrë nuk do ta pranonin pavarësinë e Republikës së Kosovës. Në këtë rast ne nuk mund të krijomë kauza politike të cilat janë të paqëndrueshme për të penguar një proces i cili edhe i ndihmon përkufizimin shtetëror të Kosovës sepse kemi të bëjmë me vënien e kufijve ndërshtetëror dhe ndërkombëtar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi por edhe i kontribuon lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në suaza të vendeve të BE-së duke u liruar nga kufizimet që ne i kemi”, tha ai.

Ndërsa, ish negociatori dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Veton Surroi, tha se Kosova është një shtet i kapur i cili nëpër pozita të rëndësishme menaxheriale i vendos njerëzit e vet edhe atë, siç u shpreh Surroi, “Pa kunkuru”.

Surroi pati kritika në drejtim të qeverisjes së Kosovës edhe sa i përket zhvillimeve politike e në veçanti marrëveshjes së Asociacionit të Komunave dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Surroi tha se Kosova ka kaluar shumë sfida negociatore por gjithmonë është përpjekur të gjej konsensus derisa tha se janë të vetmet këto të fundit të cila janë bërë pa konsensus të përgjithshëm.

Surroi: Marrëveshjet janë nënshkruar pa konsensus

"Kosova ka kaluar shumë sfida negociatore por gjithnjë është përpjekur të krijoj konsensus, në Rambuje është përpjekur të krijoj konsensus, në Vjenë ka ndërtuar konsensus dhe prandaj ka qenë shpallja e pavarësisë në atë kohë. Për herë të parë është marrë një marrëveshje e cila ku e di është përpjekë ti imponohet pjesës tjetër të popullatës , reperkusionet janë shumë të mëdha të një veprimi të tillë. Marrëveshja e Asociacionit të Komunave Serbe është e dëmshme për Kosovën është kudnërkushtetuese, rrjedh prej një marrëveshje të parë e cila është kudnërkushtetuese, është një marrëveshje e cila nuk mund të imlementohet nga Kosovë”, ka deklaruar Surroi duke shtuar se  kjo marrëveshje nuk mund të ndërtohet ligjshmërisht, as kushtetutshmërisht as si koncept e as si emër me gjykimin e Gjykatà «s Kushtetuese.

Sipas Surroit në asnjë rast nuk duhet të ketë imponime pasi që sipas tij përbën rrezik për të gjithë.

Si fakt imponimi Surroi e ka përmendur edhe rastin e vdekjes tragjike të aktivistit  të Vetëvendosjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Surroi: Mospajtime të tilla arritën fundin tragjik të Astrit Deharit

“Dhe mënyra e daljes nga kjo situatë nuk është imponimi i ri por është ndërtimi i konsensusit për një proces negociator i cili duhet të ketë kornizë, negociatore, duhet të ketë parimet negociatore, duhet të ketë afat dhe duhet të ketë bashkëpronësi. Të gjitha partitë kosovare duhet  të përfshihen në këtë debat me Brukselin. Çështjet e këtilla kanë arritur edhe fundin tragjik, i vdekuri në burgun e Prizrenit Astrit Dhari është pjesë e një procesi të këtillë jokonsesnual, ai nuk do të duhej të ishte në burg për shkak të mendimit të tij ndryshe, ai do të duhej të ishte  pjesë e debatit shoqëror të nxehtë”, u shpreh Surroi.

Kurse, përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, tha se BE nuk po krijon barriera në anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion por po mundohet që Kosovën ta ndihmojë në këtë drejtim.

Apostolova: BE nuk po krijon barriera

“Unë e di që këtu në  audiencë shumë mendojnë dhe kam dëgjuar fatkeqësisht edhe nga penalistë të tjerë se BE nuk është edhe aq angazhues ndaj Kosovës. Ju po përmendni pesë shtetet të cilat nuk e njohin Kosovën dhe më vjen mirë se ju po e shihni se në fakt ne jo që nuk po angazhohemi por është krejt e kundërta. Jemi shumë të angazhuar dhe Kosova është aty nuk kemi duke vendosur pengesa burokratike por më duhet të ritheksoj se BE është shumë i zotuar dhe përkushtuar për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Apostolova.

Në forum pati debate të ndryshme edhe rreth problemeve tjera që e karakterizojnë Kosovën  në raport me anëtarësimin në BE.

************************************

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i pakënaqur me procesin e bisedimeve me Serbinë, pasi në Kosovë ende nuk kanë arritur të shuhen strukturat paralele.

Mustafa këto komente i bëri në konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”, të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Kurse, Veton Surroi si njohës i bisedimeve të Kosovës në disa periudha, tha se shteti i Kosovës është i kapur në të gjitha fushat.

Ai përmendi disa nga përgjimet e pushtetarëve të publikuara kohë më parë nga medie të ndryshme, duke thënë se në bordet e institucioneve më të rëndësishme janë emëruar njerëz të cilët as nuk kanë ''kunkuru''.

Ky shtet, sipas Surroit ia mori jetën edhe të riut, Astrit Dehari vetëm pse ai mendoi ndryshe.

Augustin Palokaj tha se në asnjë dokument në BE-së, Kosova nuk figuron si shtet si pasojë e mosnjohjes së saj nga Spanja dhe Qipro dhe shtoi se për anëtarësimin e saj në BE ka edhe shumë pengesa tjera.

Kryeministri Mustafa iu kundërpërgjigj duke thënë se Kosova marrëveshjen e parë për MSA-në, e ka nënshkruar si shtet.

Image

Mustafa: MSA e trajton Kosovën si shtet, pasi e kam nënshkruar si kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se lëvizja e lirë mbetet punë e brendshme se vendit dhe ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendimin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe jo Parlamenti Evropian.

Mustafa këtë e ka thënë gjatë konferencës “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së” të organizuar Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Kurse i pyetur nëse MSA nuk e trajton Kosovën si shtet, ai është përgjigjur se këtë marrëveshje e ka nënshkruar si kryeministër i Kosovës.

“Unë e kam nënshkruar si kryeministër dhe kjo nënkupton si shtet”, ka thënë Mustafa.

Kurse për demarkacionin ka thënë se është çështje e konsensusit brenda partiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat