Rama sërish flet për Kosovën, në Riga me Vuçiç bisedojnë edhe për infrastrukturën

Aktuale

Rama sërish flet për Kosovën, në Riga me Vuçiç bisedojnë edhe për infrastrukturën

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 22:04
Foto arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kryeqytetin e Letonisë Riga ka pasur  një takim bilaterale me  Kryeministri serb Aleksandar Vucic me  të cilin ka diskutuar për promovimin e bashkëpunimit bilateral, Kosovën, si dhe në projekte të veçanta të infrastrukturës.

Duket se kryeministri shqiptar nuk ka përfillur vërejtjet e presidentit ntë Kosovës Hashim Thaçit. Themi kështu se Rama serish ka folur  për Kosovën pa pyetur Thaçin kësaj radhe ne një samit te vendeve te Evropës Juglindore në Riga te Lituanisë, njofton “Presheva Jone”.

Ne këtë samit ne Riga u  diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë si dhe prania ose mungesa e dëshirës për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe aleate e fuqishme e SHBA dhe evropianeve është bere faktor paqeje dhe stabiliteti ne Ballkan. Duke folur për marrëdhëniet fqinjësore ne Ballkan, Rama ka përkrahur dialogun Kosove -Serbi duke rikofirmuar se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm, realitet ky i cili duhet te pranoj herdokurdo edhe Serbia.

Edi Rama në Riga me Vuçiç pos Kosovës kane biseduar  edhe për infrastrukturën.

“Biseduam se si ne e gjejmë veten në faktin se interesat e tyre, se çfarë duhet të bëjnë dhe se si për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe serbët dhe shqiptarët,..” ka thënë kryeministri serb  Vuçiq pas takimit me Ramen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat