Kërveshi fajëson shtetin për vdekjen e Deharit: Në Kosovë i vetëvrari e vret veten “me thikë në shpinë”!

Aktuale

Kërveshi fajëson shtetin për vdekjen e Deharit: Në Kosovë i vetëvrari e vret veten “me thikë në shpinë”!

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 19:18
Kujtim Kërveshi

Eksperti i çështjeve juridike, Kujtim Kërveshi, në një postim të tij në Facebook kërkon që rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, ta hetojnë hetues të agjencive të huaja.

“Astrit Dehari (nuk e kam njohur kurrë), ndjesë pastë! Nga dje ai nuk është më, por debati duhet të jetë gjithëpërfshirës! Vdekjen e tij duhet ta hetojnë hetues të agjencive të huaja! Shoqëria në Kosovë nuk ka besim dhe nuk duhet të besojë më në hetime të rasteve të tilla nga institucionet tona; ato nuk janë të përgjegjshme, as nuk janë profesionale e po ashtu as nuk janë te pavarura nga ndikimet! Shteti jonë është përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit. Çështja është se e cilit institucion saktësisht duhet të bartë përgjegjesine! Ky shtet të shpall: ‘I vetëvrari e vrau veten me thikë në shpinë’, andaj te mos e lejojmë degradimin e mëtejshëm të vendit tonë”, ka shkruar Kërveshi në profilin e tij në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat