Daut Haradinaj: Millosheviqi deshi ta ndajë Pejën e Istogun e t’i lidhte me veriun

Aktuale

Daut Haradinaj: Millosheviqi deshi ta ndajë Pejën e Istogun e t’i lidhte me veriun

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 00:24
Daut Haradinaj

Njëri prej komandantëve të Dukagjinit, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit se ideja e Millosheviqit ka qenë ta ndajë edhe Pejën dhe përkrah Bistricës kah Istogu të lidhet me veriun.

Madje, Haradinaj e ka lidhur edhe arrestimin e tij, pas lufte, me këtë zhvillim.

“U kam thënë se sa të jem gjallë nuk do të zbatohet ai plan”, ka thënë Haradinaj.

Vëllai i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, e ka bërë përgjegjës SHIK-un për të gjitha përfoljet se ai është përfshirë në haraç. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat