Kelmendi: Në LDK do të pensionohem, nuk shkova për zëvendëskryeministër

Aktuale

Kelmendi: Në LDK do të pensionohem, nuk shkova për zëvendëskryeministër

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 21:46
Ramiz Kelmendi

Me aderim tim në LDK, jam kthyer në gjirin tim familjar, është shprehur zëvendëskryeministri i porsaemëruar, Ramiz Kelmendi. Ai ka thënë se do të jetë pjese e këtij subjekti, deri në pensionim e tij politik.

Kelmendi, në InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ka qenë vetë kryeministri Isa Musta ai i cili ia ka ofrua postin e zëvendëskryeministrit.

“Mustafa e ka parë mundësinë e bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të njohurive të mia, andaj më është ofruar ka thënë Kelmendi, duke pohuar se oferta e tij për ketë postë ka qenë vazhdimisht e hapur”,. Ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se është duke parë mundësitë e bashkëpunimit me disa ministri përkatëse, në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë kontekst ka përmendur disa lehtësira fiskale për prodhuesit vendorë që, sipas tij, janë të diskriminuar në raport me prodhuesit e rajonit.

Kelmendi ka potencuar se pakoja fiskale dy, e cila është në përgatitje e sipër, do të ndikojë në largimin e këtyre pengesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat