Policia: Thaçi do të vazhdojë punën aty ku e ka lënë

Aktuale

Policia: Thaçi do të vazhdojë punën aty ku e ka lënë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:28
Nehat Thaçi

Policia e Kosovës njofton se pas lirimit nga paraburgimi të nënkolonelit Nehat Thaçi, i njëjti do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike.

“Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës është liruar të martën nga burgu i Nishit pas më shumë se një muaj arrestimi nga ana e Policisë serbe.

Thaçi akuzohej nga Gjykata e Nishit për krime lufte gjatë vitit 1999. Ai është liruar pasi që nuk janë gjetur prova se ai ka  kryer këto krime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat