Thaçi: Në zgjedhje shkohet vetëm në këto dy situata

Aktuale

Thaçi: Në zgjedhje shkohet vetëm në këto dy situata

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 15:31
Hashim Thaçi

Janë dy alternativa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Nëse koalicioni qeveritar humb fuqinë në Kuvend dhe nëse liderët e dy partive më të mëdha në pushtet bëjnë marrëveshje.

Kështu tha sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas homazheve që bëri te vendi i rënies i dy heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Prishtinë.

I pyetur nga gazetarët nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme Thaçi fillimisht nuk ka dashur të komentojë deklaratat e liderëve politik, mirëpo  megjithatë sipas tij në  zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse paritë e koalicionit qeverisës e humbin fuqinë e tyre në Kuvend apo edhe në rast se ata merren vesh për një gjë të tillë.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e asnjë lideri politik, aktualisht nga ajo që shoh dhe kuptoj mazhoranca ka një fuqi edhe në numër edhe fuqi politike dhe shoh që është një mirëfunksionim i institucioneve. Por çdo rrethanë në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra. E para nëse edhe kjo mazhorancë e humb do të thotë fuqinë e Kuvendit të Republikës se së Kosovës, apo në rast të marrëveshjeve të tyre.  Unë si President jam i obliguar të kryej obligimet  e mia kushtetuese dhe ligjor,  por diçka të tillë askush nuk është drejtuar në zyrën time as nga partnerët e koalicionit e as të partive tjera”, tha Thaçi.

Ndërkohë i pari i vendit ka treguar se një kërkesë për zgjedhje nuk i është drejtuar atij as nga partitë e koalicionit qeverisë e as të partive të opozitës.

Data e vetme për zgjedhje, sipas presidentit Thaçi  do të jetë caktimi i datës për zgjedhjet për kryetar të Drenasit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat