Komisioni parlamentar për Stabilizim-Asociim Kosovë-BE, takimi i radhës më 23 dhe 24 nëntor

Aktuale

Komisioni parlamentar për Stabilizim-Asociim Kosovë-BE, takimi i radhës më 23 dhe 24 nëntor

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 14:43
Komisioni

Përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 23-24 nëntor në Strasburg, ishte temë e debatit të sotëm gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Kryetari i këtij Komisioni, njëherësh nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, duke vënë në pah rëndësinë e këtij takimi, debatet dhe çështjet që do të ngritën atje, tha se duhet të jenë në frymën e një bashkëpunimi të brendshëm e në interes të vendit.

“Duhet të përgatitemi, që kërkesat tona, si dhe çështjet të cilat do të arrijmë t’i fusim në agjendën e takimit, të përfundojnë në formë rekomandimesh”, tha ai.

Anëtarët e Komisionit, shprehën përkushtimin e tyre që në takimin e Strasburgut të shkojnë të përgatitur mirë, bazuar edhe në përvojën e arritur nga takimi i parë i takimit të përbashkët, i cili gjatë muajit maj është mbajtur në Prishtinë.

Konsultimet brenda Komisionit lidhur me këtë takim, do të vijojnë edhe gjatë mbledhjeve të radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat