Serbia nuk po dëshiron që vrasësit e vëllezërve Bytyqi t’i sjellë para drejtësisë

Aktuale

Serbia nuk po dëshiron që vrasësit e vëllezërve Bytyqi t’i sjellë para drejtësisë

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 13:38
Foto

Vëllau i tre vëllezërve Bytyqi që janë vrarë në vitin 1999 në serbi akuzon Beogradin se po refuzon të sjellë autorët e vrasjes para drejtësisë pavarësisht se gjithnjë ka premtuar se do ta bëjë këtë.

Asociated Press shkruan se Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, shqiptarë me shtetësi amerikane kanë lënë Amerikën që të luftojnë në anën e shqiptarëve të Kosovës. Ata janë arrestuar në fund të luftës në Serbi ndërsa trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive në vitin 2001.

Vëllai i tyre Fatos Bytyqi ka thënë sot për agjencinë e lajmeve amerikane se kryeministri Aleksandër Vuçiq shumë herë ka premtuar para zyrtarëve amerikanë se do ta zgjedh këtë rast.

Vuçiq thotë Bytyqi ka bërë thirrje për durim. “Durim pas 17 viteve? Ky rast nuk është nga dje”, ka thënë ai, transmeton AP.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi Kaly Skat dje duke folur për rastet e pazgjidhura që janë barrë për marrëdhënien mes dy shteteve, rastin Bytyqi dhe djegien e ambasadës amerikane, tha se SHBA nuk është e kënaqur derisa nuk ka rezultate dhe derisa dikush nuk e merr përgjegjësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat