Serbia arreston edhe Hilmi Kelmendin për krime lufte

Aktuale

Serbia arreston edhe Hilmi Kelmendin për krime lufte

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 13:10
Ilustrim

Shteti serb nuk po ndalet së arrestuari qytetarët nga Kosoca, pasi pas arrestimit të Nehat Thaçit, Serbia e ka arrestuar edhe Hilmi Kelmendin për “krime të luftës”.

Hilmi Kelmendi, 36-vjeçar  nga Gjakova, është arrestuar të premten nga autoritetet e Serbisë. Ai dyshohet për krime lufte të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

Kelmendi ishte duke ardhur për pushime në Kosovë nga Gjermania, ku jeton tash e dymbëdhjetë vjet.

Ky është arrestimi i dytë i qytetarëve kosovarë në një kohë të shkurtër nga shteti serb, pasi Nehat Thaçi, drejtor i Policisë së Kosovës u arrestua një muaj më herët dhe u akuzua për terrorizëm.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat