Kusari-Lila tregon se si do të vlerësohen individët brenda partisë së re

Aktuale

Kusari-Lila tregon se si do të vlerësohen individët brenda partisë së re

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 23:04
Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës dhe tani pjesë e krijimit të subjektit të ri politik në vend, të cilin ajo e quan “Alternativa”, në emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka prezantuar një formë të re të funksionimit dhe të vlerësimit të individëve brenda këtij subjekti, e që është përmes sondazhit.

Ajo ka thënë se ideja është që bashkëthemeluesit e partisë të vijnë nga gjithë Kosova, dhe se nuk po krijohet një parti elitare vetëm për Prishtinë.

Ndërsa nëse ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të jetë pjesë e subjektit të ri, Kusari-Lila ka thënë se janë të hapur për bashkëpunimin e saj nëse ajo dëshiron të jetë pjesë e subjektit.

Kusari Lila në Infobox ka thënë se ideja e këtij subjekti është të angazhoj edhe personat te cilët nuk kanë qenë të kyçur drejtpërdrejtë në politikë deri më tani, që kanë ide dhe kanë pakënaqësitë e tyre me ato çfarë po ndodhin në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat