Zyrtare: Mustafa emëron Ramiz Kelmendin në postin e Zëvendëskryeministrit

Aktuale

Zyrtare: Mustafa emëron Ramiz Kelmendin në postin e Zëvendëskryeministrit

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 15:56
Isa Mustafa e Ramiz Kelmendi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Ramiz Kelmendin, ish-deputetin e Partisë Demokratike i cili së fundit kaloi në Lidhjen Demokratike, në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e z. Ramiz Kelmendi në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Sot, z. Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës",  thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat