Në veri, përzgjidhen gjyqtarë që kanë kryer gjenocid?

Aktuale

Në veri, përzgjidhen gjyqtarë që kanë kryer gjenocid?

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:56
Komisioni

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, ka kërkuar të dijë rolin e përzgjedhjes së gjyqtarëve në veri , pasi sipas saj ka zëra se aty ka të infiltruar njerëz që në të kaluarën kanë kryer gjenocid. Në lidhje me këtë pyetje ministrja Hoxha tha se në këtë çështje Ministria ka rol të kufizuar dhe e vetme që kanë mundur të bëjnë është organizimi i provimit të jurisprudencës.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka këmbëngulur se ka aktakuzë për zyrtarët e Shërbimit Korrektues, ndërsa ka raportuar të mërkurën para anëtarëve të Komisionit për Legjislacion. Raportimi i Hoxhës është i pari prej se ka marrë postin e ministres së Drejtësisë.  Hoxha ka raportuar për arrestimin e policit Nehat Thaçi nga policia e Serbisë, për njoftimin për suspendim të zyrtarëve të suspenduar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për lëndët e pazgjidhura, për përzgjedhjen e gjyqtarëve në veri dhe për shumë çështje tjera që kanë lidhje me Ministrinë e Drejtësisë. 

Ministrja Hoxha tha se lidhur me rastin e Thaçit i kanë dërguar një notë verbale Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë dhe më nuk kanë ndonjë informatë në lidhje me këtë rast.  “Unë kam dërguar një notë verbale ministrisë së Drejtësisë së Serbisë . Ka qenë nota e parë verbale që i është dërguar drejtpërdrejt përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd. Jemi shumë të shqetësuar me rastin në fjalë. Por Ministria e Drejtësisë e ka bërë punën e tyre i kemi marrë veprimet përkatës sa i përket mandatit tonë. Jemi duke u informuar në mënyrë të rregullt nga zyra jonë ndërlidhëse në lidhje me rastin  e Thaçit. Dje është mbajtur seanca në Gjykatën për krim të organizuar në Beograd , ekipi i avokatëve ka pasur mundësinë të shprehet.. Kjo është informata e fundit që kemi ne “, tha Hoxha.

Ministrja Hoxha ka folur lidhur me një njoftim dërguar nga Ministria e Drejtësisë me anë të cilit është thënë se zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë suspenduar për shkak të ngritjes së një aktakuze.  Ajo nuk ka pranuar, se me këtë lajm ia kanë huqur ashtu siç është shkruar në media.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat