Veseli, kryeministër para Speciales

Aktuale

Veseli, kryeministër para Speciales

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 09:00
Kadri Veseli

Deputetë të LDK-së thonë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, po planifikon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke e synuar postin e kryeministrit para se të funksionalizohet Gjykata Speciale. Pasi që, sipas tyre, kjo mendohet se do ta dëmtojë më së shumti partinë më të madhe në vend

Deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ta kthyer normalitetin nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme vlerësohet të jetë bërë për disa arsye.

Sipas deputetëve të LDK-së, Veseli po synon të vijë në krye të ekzekutivit para funksionalizimit të Gjykatës Speciale, pasi që, kjo Gjykatë vlerësohet se do ta dëmtojë më së shumti PDK-në.

Ndërkaq, partitë opozitare vlerësojnë se i pari i PDK-së tashmë e ka kuptuar se koalicioni ka dështuar në shumë procese të rëndësishme. Mirëpo, ata nuk përjashtojnë mundësinë që kryetari i Parlamentit të jetë deklaruar pro zgjedhjeve për shkak të Speciales, pasi që kjo mendohet se do ta dëmtojë më së shumti partinë që e drejton Veseli.

Edhe analistët politikë konsiderojnë se nga Gjykata Speciale më së shumti do të dëmtohet PDK-ja dhe se kjo mund të jetë njëra prej arsyeve nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Megjithëkëtë, sipas tyre, zgjedhje nuk do të ketë gjatë këtij viti, por tek në vitin e ardhshëm./Zëri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat