Gjykata Speciale, prek edhe Kushtetutën

Aktuale

Gjykata Speciale, prek edhe Kushtetutën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 tetor 2016 Në ora: 16:16
Selia e Gjykates Speciale

“Përkundrazi, opinioni publik i vendit tonë , përgjithësisht, ishte dhe mbetet konsekuent për persekutimin legal të personave të dyshuar për kryerje të krimeve e veçanërisht ,të krimeve të motivuara politikisht. Po të financohej së pakut një i akuzuar për krim nga motive politike do të rezultonte se shteti ynë i paska pas mbështetë kryerjet e akteve penale të tilla”, ka thënë njohësi i çështjeve të drejtësisë Riza Smaka.

Kosova është dashur të ndërtojë shumë më herët vetë një gjykatë të tillë në mënyrë që të merrej me rastet e luftës.  Njohësit e çështjeve juridike dhe politike vlerësojnë se kjo gjykatë ka paralajmëruar se objekt i gjykimit do të jenë vrasjet që kanë ndodhur edhe gjatë luftës por edhe pas luftës. 

Sipas tyre, të akuzuarit për krime të rënda, e veçanërisht për krime me motive politike ditore, nuk do të mund të justifikohen pranueshëm që mbrojtja juridike e të njëjtëve të financohet nga paraja publike. 

Riza Smaka njohës i çështjeve juridike ka pohuar se, për tu krijuar bazë juridike për aprovimin e Propozimit të Ligjit për Dhomat Gjyqësore e Prokuroriale apo siç thuhet konkretisht "Gjykatës Speciale " , fillimisht kërkohet të aplikohen modifikime të konsideruara përbrenda Kapitullit VII, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cili e përcakton Sistemin e Drejtësisë.  Ai ka pohuar se, në masë të konsideruar nëpërmjet aprovimit dhe aplikimit të këtij akti ligjor me provenience ndërkombëtare, pashmangshëm dhe cënohet sovraniteti shtetëror e veçanërisht premisat për sistemin e Drejtësisë sonë, ngase ndër të tjera, rastet juridike - penale të caktuara u merren organeve gjyqësore vendore dhe të njëjtat jo komfor me rendin juridik të Kosovës, por përkundrazi sipas burimeve juridike të jashtme u përshtaten kolegjeve gjyqësorë e prokuroriale të jashtme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat