Kërcënimi rus për Kosovën, sulmi ndaj kufijve është sulm direkt ndaj Amerikës dhe BE-së

Aktuale

Kërcënimi rus për Kosovën, sulmi ndaj kufijve është sulm direkt ndaj Amerikës dhe BE-së

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 25 tetor 2016 Në ora: 12:09
Grupi paramilitar rus, i identifikuar si "Cossack", i cili cilësohet si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, është shprehur i gatshëm të luftojë në Kosovë, nëse iu kërkohet ndihmë nga Serbia.

Një organizatë ruse e konsideruar si terroriste nga Bashkimi Evropian,me emrin "Cossack",  është shprehur i gatshëm që të ndihmoj Serbinë të luftoj në Kosovë.

E ky kërcënim sipas ekspertëve të sigurisë në Kosovë, është i pritshëm për shkak të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Mirëpo, ata vlerësojnë se kufijtë e Kosovës janë të garantuar nga NATO.

Eksperti i çështjeve të Sigurisë Avni Islami, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se ky grup mund edhe të ndërmarrë ndonjë aksion individualisht, të shkaktoi edhe ndonjë pasojë por assesi nuk e rrezikon sigurinë Kombëtare.

“Grupe të ndryshme e fantome , herë pas here na paraqiten si të ‘’ rrezikshme’’ për sigurinë Kombëtare. Në pyetjen tuaj se a rrezikohet Kosova nga grupe të tilla , as që ja vlen të mendohet. Grupi paramilitar rus, i identifikuar si "Cossack", i cili cilësohet si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, është shprehur i gatshëm të luftojë në Kosovë, nëse iu kërkohet ndihmë nga Serbia. Ky grup mund edhe të ndërmarr ndonjë aksion individualisht, të shkaktoi edhe ndonjë pasojë por asesi nuk e rrezikon sigurinë Kombëtare. Kufijtë e Kosovës garantohen nga Aleanca Veri Atlantike, raportet ushtarake për ballë këtij grupi nuk llogariten, prandaj nuk shoh diçka serioze në këtë drejtim”, ka thënë Islami.

Image

Ndërkaq, Eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, ka theksuar se deklarata të tilla ka pasur edhe në të kaluarën

Nga deklarata e dhënë nga ky grup separatist në lidhje me një intervenim i mundshëm në Kosovë nuk e shoh si diçka e çuditshme sepse shumë herë në të kaluarën ka pasur deklarime të tilla.

“Por mos të harroni që në Ukrainë kemi një grup separatist serb duke luftuar në krah me forcat që kanë aneks Krimenë të financuar nga qeveria Ruse. Ndërsa në luften e 99 në Kosovë nga arkivat e UÇK-së mund të konstatojmë që në kuadër të forcave serbe kanë operuar dhe funksionuar separatistë Rus”, tha Shala.

Në anën tjetër, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delaëie, ka deklaruar se NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova sepse vendi nuk e ka aftësinë e vetëmbrojtjes.

Duke komentuar këtë deklaratë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se, derisa në Kosovë kemi një force ndërkombëtare, atëherë nuk duhet krijuar panik por duhet pasur kujdes.

”Në lidhje më deklarimin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë nuk e shoh si diçka të rrezikshme sepse derisa në Kosovë kemi një force ndërkombëtare dhe duke e shtuar edhe segmentin e sigurisë nacionale mendoj qe nuk duhet krijuar panik por vend për vigjilenc gjithesesi duhet të këtë”, u shpreh Shala.

Kjo pasi sipas tij, në kuadër të Serbisë është funksionale edhe qendra monitoruese e ndërtuar dhe financuar nga Rusia për ta kontrolluar lëvizjet dhe ndikimin amerkikan në Ballkan.

“Sepse në kuadër të Serbisë është funksionale edhe qendra monitoruese e ndërtuat dhe financuar nga Rusia për ta kontrolluar levizjet dhe ndikimin amerkikan në ballkanë. Kjo qendër është duke operuar si qendër operative për një segment të veçan që është ai i Inteligjencës. Këtë e kanë dëshmuar disa analist ushtarak nga Pentagoni, në mbledhjen e fundit të komandanteve suprem të forcave anëtare të Nato në Bruksel”, nënvizoi ai.

Ndërkaq, sipas ekspertit tjetër të sigurisë, Hajrullah Tërnava kufijtë e Kosovës tani për tani janë të mbrojtur nga NATO, ndërsa përmend faktin se pas kësaj force botërore qëndrojnë shtetet më të forta botërore sikur që është Amerika dhe BE.

“Nuk është e lartë kur këto forca paramilitare separatiste ruse të identifikuara si "Cossack" e cilësuar si organizate terroriste nga BE e tjera grupe ruse, ishin të inkuadruara në luftën 1998-1999 e,  që iu dolën në ndihme serbëve dhe në këtë luftë pësuan fiasko sikur është e njohur. Ne historiatin e luftërave nuk është e njohur që në aq periudha të shkurta kohore përsëriten luftërat sikur e ceka me lartë. Serbia është në aktivitete  të dendura të rrugëtimit të saj në BE, dhe bash ajo është e molisur nga luftërat e saj që ishte shkaktarja kryesore e luftërave Ballkanike të fundit të viteve të 90. Edhe Rusia i ka telashet e veta të kufijve të saj dhe luftërat të papërfunduara me Ukrainën. Luftërat botërore në të ardhmen mund të jenë katastrofale për boten, se armatimi për luftën e tretë botërore parashihet të jenë armët atomike”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, sulmi ndaj kufijve është sulm direkt ndaj Amerikës dhe BE sepse NATO është garantues i këtyre kufijve tonë

 “Edhe udhëheqësve të Rusisë nuk e kenë dëshirën dhe luksin që të hyjnë në lufte me NATO-n se e dinë që nga kjo mund të ndizet apo filloj lufta e tretë botërore. Udhëheqësit e Rusisë e dinë që po e filluan një luftë të tillë, nuk do ta shijojnë lezetin e asaj pasurie që kanë krijuar,  dhe me ja prish kënaqësitë e jetës së familjarëve të tyre. Sulmi ndaj kufijve është sulm direkt ndaj Amerikës dhe BE sepse NATO është garantues i këtyre kufijve tonë”,  është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat