Veseli dhe Mustafa ‘harrojnë’ zgjedhjet

Aktuale

Veseli dhe Mustafa ‘harrojnë’ zgjedhjet

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 21:43
Kadri Veseli, Isa Mustafa

Përkundër deklaratës së kryeparlamentarit Kadri Veseli se “nuk është fundi i botës nëse shkohet në zgjedhje”, në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Hungareze me rastin e 60-të vjetorit të pavarësisë së shtetit hungarez, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë parë shumë të relaksuar teksa bisedonin mes vete.

Në pamjet e xhiruara nga KosovaPress mund të shihni se si po e shijonin këtë mbrëmje kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri i Isa Mustafa dhe ku duket se për pak çaste i kanë lënë anash deklaratat për zgjedhe, pasi Veseli edhe sot ka thënë se me një marrëveshje të partive politike mund të shkohet në zgjedhje. Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga LDK, zyrtarët e së cilës vazhdojnë të deklarojë se koalicioni qeverisës është stabil dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen vetëm në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat