Kadri Veseli “qëllon me thikë pas shpine”, Isa Mustafën

Aktuale

Kadri Veseli “qëllon me thikë pas shpine”, Isa Mustafën

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 24 tetor 2016 Në ora: 16:57
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Koalicioni PDK –LDK, u formua për të nxjerrë vendin nga kriza politike paszgjedhore, që startoi në vitin 2014. Pavarësisht kundërshtimeve, kryesisht nga anëtarë të LDK –së, i njëjti koalicion formoi Qeverinë, që udhëhiqet nga kryetari i LDK –së, Isa Mustafa. Por, së fundmi partneri qeveritar PDK –ja, po tenton të hedhë baltë mbi Qeverinë, pjesë e së cilës është edhe vetë, në mënyrë të tillë, që të nxjerrë negativisht LDK –në dhe Isa Mustafën para elektoratit.

Gjithçka po ndodh në një kohë, kur të gjitha partitë politike kanë nisur angazhimet dhe reformat në bazë, me qëllim për të qenë të përgatitur për zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë, Kryetari i PDK –së, Kadri Veseli, pasi ka konfirmuar se po përgatiten për zgjedhje të reja, ka shenjëstruar LDK –në, si dhe punën e Qeverisë. Për herë të parë, Veseli,  ia ka përmendur LDK-së, idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.

Këtë ide, Veseli e ka thënë në një intervistë për një të përditshme në Kosovë, ndërsa ka numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës.  Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Dështimi i dytë, sipas tij, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë situatë, Veseli ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat