‘Presidenti që gjithë veprimtarinë e tij politike e ka antikombëtare’

Aktuale

‘Presidenti që gjithë veprimtarinë e tij politike e ka antikombëtare’

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 tetor 2016 Në ora: 13:26
Hashim Thaçi gjatë seminarit Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

“Tek e fundit po të ishte më i artikuluar dhe më i saktë në fjalorin e tij, ne do ta kuptonim edhe me kjartë se kemi të bëjmë me një të ashtuquajtur president i cili gjithë veprimtarinë e tij politike si kryeministër dhe si president e ka antikombëtare”, ka thënë Selimi.

Demagogjia e Thaçit është shfaqur edhe një herë në seminarin Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku Thaçi foli për demarkacionin duke e paralelizua me tenderë.

Thaçi në këtë seminar ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është çështje e raporteve tenderi mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është çështje e raporteve tenderi mes Kosovës dhe Malit të Zi. Unë besoj që marrëveshja është e saktë, është e drejtë, është e nevojshme, është në interesin e dy shteteve tona edhe Kosovës edhe Malit të Zi. Kjo çështje është më shumë më tepër e politikës në Prishtinë, apo një problematik krejt e pa qenë”, ka thënë Thaçi mes tjerash.

Njohësit e çështjeve politike kanë pohuar se Thaçi në vend se të mjaftohej me "paralizën" mediale, financiare dhe kadrovike të kundërshtarëve politik, ai bëri sërish atentat ndaj Kushtetutës së Republikës.

Sipas tyre, përderisa Thaçi jep deklarata të tilla ai nuk mund ta rehabilitoje vetveten, pasi ai fillimisht duhet të jap, llogari për demarkacionin e pastaj të jap deklarata të tilla.

Rexhep Selimi deputet nga VV, ka pohuar se Thaçi po vazhdon të jetë shumë i pa artikuluar edhe në ato çka i thotë në publik.

“Tek e fundit po të ishte më i artikuluar dhe më i saktë në fjalorin e tij, ne do ta kuptonim edhe me kjartë se kemi të bëjmë me një të ashtuquajtur president i cili gjithë veprimtarinë e tij politike si kryeministër dhe si president e ka antikombëtare. Krejt çfarë ai po vepron dhe po deklaron është në mbrojtje të interesave të Serbisë për Zajednicën dhe në interesa të Malit të Zi për Demarkacionin. Veç për interesin e Kosovën dhe shqiptaret nuk interesohet. Në ndërkohë Thaçi po duket edhe i traumatizuat në aspektin psikologjik. Nuk e di pse!”, ka thënë deputeti Selimi.

Sami Blakaj, njohës i çështjeve politike ka thënë se është e drejtë dhe e pranueshme për të gjithë ne qytetarët e vendit, kur dëgjojmë të thuhet se „çështja e demarkacionit nuk është çështje tenderësh“.

“E tillë do duhej të ishte kjo temë, sepse demaskimi i kufirit ka të bëjë me pronën tonë, me interesin qytetarë dhe territorial të shtetësisë së Kosovës. Por është krejtësisht e padrejtë dhe e papranueshme për të gjithë ne, kur dëgjojmë se një deklaratë e tillë vjen nga presidenti i vendit, i cili pikërisht mandatin e tij presidencial e kishte marrë mbi politikën e joshjes, që unë e quaj politika e kulaçit”, ka thënë Blakaj.

Sipas tij, në njërën anë të arrish kreun e shtetit, pikërisht falë politikës së kulaçit, përkatësisht falë joshjes së deputetëve me tenderë, avancime politike dhe punësime, ndërsa në anën tjetër të shitesh patriotizëm dhe moral politik në opinion dhe qytetari, kjo është më shumë se hipokrizi.

“Kjo është thjesht tallje dhe ofendim me qytetarët e vendit të cilët falë kësaj klase politike po detyrohen të ikin nga atdheu i tyre, për të cilin shumë nga këta kanë luftuar dhe kanë dhënë edhe gjymtyrët e trupit. Kjo braktisje masive e vendit reflekton pakënaqësinë qytetare, ndërsa pakënaqësia qytetare po rritet falë politikë klienteliste („Pronto“) dhe interesave të ngushta personale”, ka thënë Blakaj.

Sadri Ramabaja njohës i çështjeve politike ka thënë se Hashim Thaçi është i vetëdijshëm se me aktin e Demarkacionit dhe atë të Asociacionit, por sidomos me demarkacionin, duke shkelur me paramendim aktin më të lart juridik të vendit, kushtetutën, ka konsumuar vepër penale dhe do të dënohen për tradhti ndaj Shtetit.

Ai ka thënë se në këto rrethana, ata de fakto kanë hy në marrëdhënie biznesi (tenderimi) me Listën Serbska.

“Puna është se Lista Serbe ndërkohë ka rritur kërkesat, duke qenë të bindur se do të përfitojnë çdo gjë që ia kërkojnë marionetat e tyre. Deklaratat e Kadri Veselit në raport me Demarkacionin dhe Asociacionin janë "bomba" në duart e Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka thënë Ramabaja.

Sipas tij, duket se Kadri Veseli tashti është më i interesuar ta shpëtojë PDK, se sa ish mikun e tij Hashim Thaçi.

“ Për këtë, skena politike në këto zgjedhje të pritshme, qofshin ato të parakohshme apo të jashtëzakonshme, do të pësoj ndryshime rrënjësore, si asnjëherë më parë në këto dy dekadat e fundit”, ka thënë Ramabaja.

Arbër Gashi njohës i çështjeve politike ka thënë se Hashim Thaçi dhe këshilltarët e tij e dijen mirë se ata e kanë bërë gabimin e radhës.

Ai ka pohuar se kësaj radhe, Thaçi, në vend se të mjaftohej me "paralizën" mediale, financiare dhe kadrovike të kundërshtarëve politik, ai bëri sërish atentat ndaj Kushtetutës së Republikës.

“ Meqenëse për shkeljen flagrante dhe përdhosjen terroriste e puçiste të Kushtetutës së Kaçanikut, askush nuk u mor në përgjegjësi, Thaçi dhe grupi rreth tij shpresojnë se edhe kësaj radhe do të shpëtojnë nga ndjekja penale dhe se e njëjta procedurë do të ndiqet edhe me rastin e shkeljes së Kushtetutës së Ahtisarit. Thaçi dhe grupi rreth tij shpresojnë se do ta detyrojnë Kosovën dhe sidomos ne shqiptarët, të bëhemi budallenj me zor dhe t'u falim tokën e atdheut tonë shteteve që ende mbajnë të pushtuara shumë vise shqiptare”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat