Kuvendi në seancën e ardhshme diskuton për deklaratën për liberalizim të vizave

Aktuale

Kuvendi në seancën e ardhshme diskuton për deklaratën për liberalizim të vizave

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 12:39
Foto

(E plotësuar)

Seanca e Kuvendit do të mbahet të enjten ku njëra nga pikat është draft -deklarata e hartuar nga Grupet Parlamentare me anë së cilës kërkohet nga Bashkimi Evropian që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet pa kushte.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se njëra nga pikat më të rëndësishme është që të tejkalohet dënimi nga BE sa i përket Demarkacionit. Veseli me këtë rast shpreson se do të kenë mirëkuptim edhe nga opozita në lidhje me demarkacionin.

 “Iniciativa ime ka qenë pikërisht kjo që të mundohemi ta tejkalojmë dënimin e pa merituar për qytetarët tanë. Unë jam vet në politikë, ndoshta edhe e meritojmë që ta kishim një dënim nga Bashkimi Evropian, por është e pa merituar se për çështjen e Demarkacionit dënohen qytetarët tonë dhe të izolohen për vite të tjera. Do ta kemi në seancën plenare, unë shpresoi se do të kemi mirëkuptim, edhe pse me sinqeritetin më të madh opozita me qëndrime shumë të ngurta. Vetëm për interes politike dhe po frikësohen”, theksoi kryetari Veseli.

Kryetari i Grupit Parlamentar  të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se është një qëllim i përbashkët i pozitës dhe opozitës për liberalizmin e vizave, procesin integrues të vendit, por që sipas tij, ka dallim nga ky aspekt.

 Ai mendon se ky draft është një shprehje e vullnetit të mirë.

“Deklarata është një shprehje e vullnetit të mirë, ashtu siç është prezantuar një draft, ku në një pikë të veçantë thuhet në mënyrë taksative që përkundër dallimeve, ne kemi vullnet që të bëhet një deklaratë e tillë , krejt kjo në interes të perspektives sonë dhe të drejtës sonë që të kemi liberalizim të vizave... Kuvendi i Kosovës deputet, grupet parlamentare janë ato që do të duhej të bënim përpjekje ta harmonizojnë pa dëshirën që ne të imponojmë”, tha Beqiri.

 Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosjes”, Aida Dërguti,  tha se harmonizimi ka gjasë të ndodhë në seancë, do të ketë diskutim gjatë seancës të enjten, lidhur me këtë draft deklaratë të përbashkët, por në draft, sipas saj, nuk është përfshirë asnjë prej vërejtjeve dhe sugjerimeve të opozitës.

“Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk i ka dërguar vërejtjet e saj me shkrim, ndërkohë do t’i dërgojmë me shkrim dhe të gjitha propozimet e grupeve parlamentare do t’i bashkëngjiten draft deklaratës e cila u soll atë ditë në komision dhe për të cilën nuk patëm pajtueshmëri... ju e dini që atë ditë në Komision u soll një draft dhe asnjë prej vërejtjeve dhe sugjerimeve të opozitës nuk u fut në atë draft deklaratë, prandaj po shpresoj që gjatë diskutimit në Kuvendit e Kosovës do të merren parasysh propozimet e opozitës, nëse këto propozime integrohen në deklaratën e sjell në Komisionin për punë të jashtme, atëherë ka gjasë të ketë pajtueshmëri, në të kundërtën për këtë draft aktual ne nuk pajtohemi”, deklaroi Dërguti.

Kryetari i GP të AAK-së, Pal Lekaj, tha se ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës dhe ky koalicion të mendojë pozitivisht për të mirën e vendit. Ai tha se nuk janë dakorduar me qëndrime  në Kryesi, dhe kjo sipas tij, u vendos që me të gjitha sugjerimet që i kanë bërë partitë opozitare të diskutohet në parlament.

“Sa i përket deklaratës ne prapë nuk u dakorduam me qëndrime  në Kryesi, dhe kjo u vendos që me të gjitha sugjerimet që i kanë bërë partitë opozitare të diskutohet në Parlament. Të formohet një komision që t’i harmonizojë qëndrimet dhe nëse dakordohem të votohet në Kuvend, përndryshe ende jemi larg harmonizimit të qëndrimeve të opozitës dhe pozitës...  Ne kemi kërkuar që të bëhet rishikimi i tërë procesit të Demarkacionit, ndërsa këta i përmendin vetëm dallimet që i kemi mes vete, por duke mos e futur në draft rishikimin e procesit”, tha Lekaj.

Ai tha se veprimet dhe kundërshtimi i tyre është, sepse, janë  bërë një vit që është kundërshtuar, dhe falë qytetarëve opozita ka arritur që sot të mos jenë të miratuar as Demarkacioni e as Asociacioni.

Edhe Haxhi Shala, nga Nisma, tha se nuk kanë rënë dakord për draft –deklaratën dhe  kjo për Shalën nuk është asgjë tjetër përveç fitimit në kohë.

Kuvendi mblidhet të enjten, diskutohet për draft-rezolutën për vizat 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për të enjten seancën e re plenare të Kuvendit, ku njëra nga pikat është draft deklarata e hartuar nga grupet parlamentare me anë së cilës kërkohet nga BE që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet pa kushte.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha pas mbledhjes së Kryesisë se njëra nga pikat është që të tejkalohet dënimi nga BE sa i përket demarkacionit.

Veseli me këtë rast shpreson se do të kenë mirëkuptim edhe nga opozita në lidhje me demarkacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat