Berisha: Kuvendi mund të shpërndahet javën e ardhshme

Aktuale

Berisha: Kuvendi mund të shpërndahet javën e ardhshme

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:58
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se sipas deklaratave nga zyrtarët e partive në koalicionin qeverisës, Kuvendi i Kosovës, pasi ta miraton këtë javë ligjin për buxhetin, javën që vjen duhet të shkojë në shpërbërje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ja postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Sipas rrjedhës logjike të deklaratave nga zyrtarët e partive në koalicionin qeverisës të Kosovë /nëse deklaratat i thonë me gjithë mendë/ atëherë Kuvendi pasi ta miraton këtë javë ligjin për buxhetin, javën që vjen duhet të shkojmë në shpërbërje për me i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme si nevojë urgjente për të dalur nga kolapsi politikë dhe ekonomikë.

1001 arsye Kosova ka për me shkuar në zgjedhje, sa më herët që shkojmë aq më e shëndetshme është për vendin...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat