Ministri i FSK'së thotë se asnjë ushtarak i Kosovës nuk ka shkuar në ISIS

Aktuale

Ministri i FSK'së thotë se asnjë ushtarak i Kosovës nuk ka shkuar në ISIS

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:49
Ilustrim

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, gjatë fjalimit në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka njoftuar se asnjë ushtarak i FSK’së nuk është i kyçur në ISIS dhe as që ka shkuar ndonjë më parë.

“Unë me përgjegjësi të plotë e them se asnjë ushtar i FSK-së, asnjë ushtarak i Kosovës nuk është i kyçur në ISIS, madje ju e dini të gjithë, që keni dëgjuar gjatë prezantimit të presidentit por edhe gjatë prezantimit të djeshëm të kryetarit të kuvendit, jam i sigurt edhe nesër do ta dëgjoni nga vetë ministri i Punëve të Brendshme, më këtë rast Republika e Kosovës ka treguar një sukses jashtëzakonisht të madh, sipas informatave që kemi nga ministria e Punëve të Brendshme në 10 muajt e fundit nuk ka asnjë Kosovarë të vetëm i cili është identifikuar që ka shkuar në radhët e ISI-it”, ka thënë Demolli.

Demolli po ashtu ka theksuar se Ministria që e drejton  është e interesuar dhe  gatshme ta transformojë FSK-në në FAK.

Çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës ende nuk është vënë në rend dite të Kuvendit, ngaqë nuk ka pasur gatishmëri të komunitetit serb, ndërkohë që ka pasur gatishmëri të pozitës e opozitës dhe deputetëve të pakicave tjera jo serbe. Kështu tha sot ministri i FSK-së, Haki Demolli, në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po i zhvillon punimet në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat