Tentativa për të dështuar seminarin e 93-të, të Asamblesë Parlamentare e NATOS

Aktuale

Tentativa për të dështuar seminarin e 93-të, të Asamblesë Parlamentare e NATOS

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 tetor 2016 Në ora: 16:01
Asambleja Parlamentare e NATO-s

“Kosova zyrtare duhet të protestoj, edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO, madje edhe në vijat ekzekutive të NATO-s për cilësinë në të cilën është thirrur z.Gjuriq, dhe të shoh mos është ky veç një lëshim burokratik i organizatorit apo ishte një ftesë e qëllimshme për promovimin e tij në këtë cilësi. Kjo mund të ketë qenë edhe një "ndërskamsë" formale, me të cilën dikush ka dashur të dështoj ky organizim e mbase edhe të bjerë përgjegjësia mbi palën kosovare, por këto gjëra kan mbetur keq qysh më herët kur z. Gjuriq është pranuar në këtë cilësi”, ka nënvizuar Fadil Lepaja.

Qasja provokuese dhe qëllimkeqe e shefit të zyrës Ndërlidhëse për Kosovën Marko Gjuriq është bërë dukuri e zakonshme, sa që duket se më nuk po e pengon as Kuvendin e as Qeverinë e Kosovës.  Në këto rrethana ftesa nga ana e Asamblesë Parlamentare të NATOS , për z.Gjuriq, në cilësinë e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, po vlerësohet si një lëshim serioz, ndonëse ky i fundit nuk mori fare pjesë në seminar. 

Ishte Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ajo e cila publikoi ftesën për seminarin e 93-të Rose Roth të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Me këtë rast, ajo denoncoi faktin se Kuvendi i Kosovës ka pranuar që Marko Gjuriq të prezantohet si drejtor nga “Zyra për Kosovë dhe Metohi”. 

“Më 22-24 tetor, Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mbajë në Prishtinë, Seminarin e 93-të Rose Roth. Meqë si subjekt politik do të jemi të pranishëm me tre përfaqësues, dje nga Kuvendi i Kosovës, kemi pranuar axhendën e këtij organizimi. Sipas së njëjtës, panelist në sesionin e II-të, do të jetë edhe Marko Gjuriqi, i njëjti i cili në secilën formë lufton Republikën e Kosovës.

Por ajo që vërtetë është skandaloze dhe për ne e papranueshme, është pranimi që Kuvendi i Kosovës, i bën zyrës për “Kosovë dhe Metohi”, pasi që në këtë axhendë thuhet se i njëjti do të përfaqësoj zyrën për "Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Haxhiu. Sipas saj, llogari për këtë lëshim duhet të jap deputeti Xhavit Haliti i cili është kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat