Miniera e Goleshit, me qindra punëtorë në mëshirë të Gjykatës Kushtetuese (Dokument)

Aktuale

Miniera e Goleshit, me qindra punëtorë në mëshirë të Gjykatës Kushtetuese (Dokument)

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:55
Miniera e Goleshit

Më 27 tetor të këtij viti bëhen dy vjet që nga dita kur qindra punëtorë dhe dhjetëra miliona euro investime u bllokuan si pasojë e ndërhyrjes së Policisë Speciale për të ndërprerë punën, dy ditë para se Miniera e Goleshit të fillojë prodhimin.

Me ndalimin e punës në minierë, përveç humbjeve të vendeve të punës, është dëmtuar edhe buxheti i shtetit, pasi për dy vjet të bllokimit të punës, përllogaritet që humbjet të jenë mbi 200 milionë euro, thotë Abedin Hazrollaj, kryetar i Sindikatës së ish punëtoreve të Minierës. Privatizimi nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka shkatërruar strukturën, ka shkatërruar bazën e ekonomisë kosovare, e cila ka qenë një ekonomi mjaftë e zhvilluar për atë kohë, deklaron Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Blerim Grainca.

Gjykata Kushtetuese shumë shpejtë pritet ta bëjë publike vendimin për Minierën e Goleshit. Sipas përgjigjes zyrtare të Gjykatës Kushtetuese të dhënë për kp, thuhet se lënda për këtë rast është shqyrtuar dhe se vendimi është në fazën përgatitore për publikim.

“Kjo lëndë tashmë është shqyrtuar dhe vendimi është në fazën përgatitore për publikim. Sapo të jetë i gatshëm, vendimi do t’u komunikohet të gjitha palëve të përfshira në rast dhe i njëjti do të publikohet edhe në ueb-faqen e Gjykatës“, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese. 

Në  janar të këtij viti  ish blerësi i MIM Goleshit, Hysni Zogaj, kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese kthimin e aksioneve të MIM Goleshit, nga AKP-ja.

Bordi i AKP-së, në shtator të vitit 2014, disa muaj para se t’i skadojë afati i përmbushjes së zotimeve, ka marrë vendim që kjo minierë e privatizuar me metodën e spin off-it special të kthehet nën menaxhimin e AKP-së.

Por, ish blerësi, Hysni Zogaj, në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e bordit të AKP-së, pasi sipas tij vlera e investimeve është tejkaluar. Megjithatë, vendimi i Bordit të AKP-së për tërheqje të aksioneve është vlerësuar i drejtë edhe nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, e  cila kishte refuzuar ankesën e ish blerësit.

Zogaj e ka akuzuar AKP-në se e ka furnizuar edhe Dhomën  e Posaçme të Gjykatës Supreme me informata të gabuara, ku sipas tij, për këtë ka edhe fakte.

Në raportin e vitit 2012 dhe 2013-të, AKP ka raportuar në Kuvend të dhënat se në Minierën e Goleshit janë investuar mbi 13 milionë euro (shih dokumentet). ( per montazhen: nenvizo shumen prej me shume se 13 milion dhe numrin e punetoreve ne dy fotot e meposhtme)

Ndërsa në vitin 2014 e njëjta raporton se janë investuar vetëm 300 mijë euro, ka thënë  Zogaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat