Demolli: Asnjë ushtarë i FSK-së nuk ka shkuar në ISIS

Aktuale

Demolli: Asnjë ushtarë i FSK-së nuk ka shkuar në ISIS

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 13:56
Haki Demolli

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në seminarin “Rose Roth” të NATO-s, që po mbahet për herë të parë në Kosovë, ka thënë se asnjë ushtar i FSK-së nuk ka shkuar në ISIS.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova ka treguar një sukses jashtëzakonisht të madh, duke shtuar se në dhjetë muajt e fundit nuk ka asnjë qytetar nga Kosova që është identifikuar se ka shkuar në ISIS.

“Unë më përgjegjësi të plotë e them se asnjë ushtar i FSK-së, asnjë ushtarak i Kosovës nuk është i kyçur në ISIS, madje ju e dini të gjithë, që keni dëgjuar gjatë prezantimit të presidentit por edhe gjatë prezantimit të djeshëm të kryetarit të kuvendit, jam i sigurt edhe nesër do ta dëgjoni nga vetë ministri i Punëve të Brendshme, më këtë rast Republika e Kosovës ka treguar një sukses jashtëzakonisht të madh, sipas informatave që kemi nga ministria e Punëve të Brendshme në 10 muajt e fundit nuk ka asnjë Kosovarë të vetëm i cili është identifikuar që ka shkuar në radhët e ISI-it”, ka thënë Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat