Deklarata e Veselit "trazon" LDK-në: 'Kemi hyrë bashkë me PDK kundër ushtarëve tanë!'

Aktuale

Deklarata e Veselit "trazon" LDK-në: 'Kemi hyrë bashkë me PDK kundër ushtarëve tanë!'

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 00:57
Mustafa Veseli

Deklarata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se ka dështuar qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja, ka nxjerrë pakënaqësitë në LDK.

Është shefi i kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, Arbër Ismajli, ai i cili e ka pranuar se koalicioni me PDK-në e Hashim Thaçit e të Kadri Veselit ishte gabim, dhe se ishte bërë kundër vullnetit të anëtarësisë së LDK-së.

“Kujt po i dhemb, Lulit apo neve? Gabimi jonë është që s’kemi ecur reformave por me riciklime jemi mundu me e tutë arushëm me shoshë! Kemi hyrë bashkë kundër vullnetit të ushtarëve tanë”, ka theksuar ai.

Ismajli ka kërkuar që elektorati i LDK-së, t’I falë për këtë gabim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat