Mustafa: Nuk duhet të ketë centralizëm në ekonomi

Aktuale

Mustafa: Nuk duhet të ketë centralizëm në ekonomi

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:20
Rrustem Mustafa

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa ka shprehur për qeverinë që drejtohet nga Isa Mustafa se kjo e fundit duhet të vendosë, për konkurrencë të lirë dhe zhvillim ekonomik- jo centralizëm në ekonomi.

Sipas tij, vendi për një kohë të gjatë është privuar nga zhvillimi normal ekonomik, përfshirë konkurrencën e lirë. 

"Rrjedha normale e kërkesës dhe ofertës është cunguar kur pushtetar dhe grupe interesi të ndërlidhura, kanë devijuar atë për interesat e tyre. Me këtë ata kanë cenuar jo vetëm konkurrencën e lirë dhe zhvillimin ekonomik, por edhe të drejtat elementare të qytetarëve të Kosovës." ka shkruar Mustafa. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat