Ish agjenti i SHIK-ut ftohet si dëshmitar në prokurorinë speciale për vrasjet e pasluftës

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut ftohet si dëshmitar në prokurorinë speciale për vrasjet e pasluftës

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 21 tetor 2016 Në ora: 19:20
Ilustrim

Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut, përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se sot me urdhër të Kryeprokurorit Special të Kosovës ka qenë i ftuar si dëshmitar në policinë e Kosovës.

Sipas tij, ftesa kishte të bënte me vrasjet e pasluftës, atentatet e dosjet e ndryshme.

“Me urdhër të Kryeprokurorit special të Kosovës, sot isha i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në policin e Kosovës. Ftesa kishte të bënte me temat e shumë vrasjeve të pas luftës, atentateve, dosjeve,.. dhe ndodhive negative në vendin tonë”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Image
Ftesa e prokurorisë

Ai më tej thotë se për sa kohë është president Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në pushtet, prokurorët dhe hetuesit i zgjedh me telefon Adem Grabovci, të cilin ai e quan postier të Thaçit e Veselit.

“Sa i përket pyetjeve dhe përgjigjeve duhet kuptuar se sa kohë e kemi president Hashim Thaçin dhe Kadri Vesein në pushtet dhe për sa kohë prokurorët, gjyqtarët, hetuesit dhe komandantët e policisë i zgjedh me telefon Adem Grabovci, postieri i këtyre dy të parëve nalt. Përgjigjet unë si qytetar i Kosovës do të jen gjithmonë të rezervuara, pasi bashkëpunimi i ndërsjellët qytetar-shtet bëhet vetëm kur si qytetar i beson plotësisht sistemit shtetëror dhe ligjor e kur je i bindur se drejtësia behet vetëm me ligj (jo me dosta) dhe kur je i sigurt ti familja e juaj dhe fëmijët e tu se nuk do vriteni nga dora e zgjatur e para politikes që sundon sot politiken dhe shtetin ..  Sjellja e Policisë ka qenë korrekte dhe shumë profesionale”, ka bërë të ditur Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat