Emini dhe ambasadorja holandeze flasin për kriteret e vizave

Aktuale

Emini dhe ambasadorja holandeze flasin për kriteret e vizave

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 14:57
Pamje nga takimi

Deputetja  Njomza  Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka pritur sot në takim,  Gerrie Willems, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Me këtë rast, ajo theksoi se pret vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të komisionit me të cilin ajo udhëheq dhe ambasadës holandeze.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen për procesin e integrimit evropian të Kosovës, përkatësisht zbatimin e MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Me këtë rast, ambasadorja Willems ka falënderuar atë për pritjen dhe njëherësh ka shprehur gatishmërinë për  bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat