Nxënësit e shkollës fillore bashkë me fëmijët e Thaqit kërkojnë lirimin e tij

Aktuale

Nxënësit e shkollës fillore bashkë me fëmijët e Thaqit kërkojnë lirimin e tij

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 13:24
Nehat Thaçi

Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Gjon Sereçi” në Ferizaj janë duke protestuar para ndërtesës së komunës për lirimin e nënkolonelit të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi i arrestuar nga autoritetet serbe muajin e shkuar

Në mesin e protestuesve janë edhe dy fëmijët e oficerit policor të cilët njëherit janë nxënës të kësaj shkolle.

Thaçi, i cili u arrestua nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul, në bazë të fletarrestit të autoriteteve serbe për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit po mbahet në paraburgim.

Atij i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Nish me arsyetimin e “rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat