Beogradi kërkon zbatimin e marrëveshjeve në interes të komunitetit serb

Aktuale

Beogradi kërkon zbatimin e marrëveshjeve në interes të komunitetit serb

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:09
Ilustrim

Raundi i fundit i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit të mbajtur në Bruksel, ka përfunduar sot pa progres konkret, ndërsa pala serbe kërkon zbatimin e marrëveshjeve që janë në interes të komunitetit serb.

Në takim, delegacionet diskutuan për zbatimin e marrëveshjes për tabelat të arritur më 14 shtator 2016 dhe për njohje reciproke të diplomave.

Sipas delegacionit të Beogradit, pala serbe kishte kërkuar diskutim mbi çështjet e pronës dhe formimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

Delegacioni serb tha se u kishte paraqitur zyrtarëve të BE-së të gjithë argumentim lidhur me uzurpimin e pronave, si dhe faktin se përkrahja serbe për vazhdimin e dialogut do të bjerë, pa zbatimin e marrëveshjeve që janë në interes të komunitetit serb.

Ndryshe, gjatë takimit, delegacioni serb nuk ka kërkuar që të diskutohet çështja e Trepçës, për çka kishin deklaruar se do të jetë pikë e diskutimit në takimin e Brukselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat