'Gjukanoviq është mik i shqiptarëve'

Aktuale

'Gjukanoviq është mik i shqiptarëve'

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:01
Milo Gjukanoviq

Sipas një njeriu të afërt me të, kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, është mik i madh i shqiptarëve.

Shkëlzen Rizaj, i cili është njohës i mirë i çështjeve politike në Mal të Zi, gjatë një interviste në emisionin Info Magazine, ka thënë se Kosova ka një lidhje të veçantë me Malin e Zi qysh nga vitet e 90-ta.

“Gjatë muajve të verës, kur nuk ka guxuar askund të ndihet kënga shqipe gjithë estrada jonë ka qenë e instaluar në Ulqin. Gjukanoviqi është mik i shqiptarëve, po të ishte ai vet shqiptar nuk do kishte guxuar të bëjë aq shumë për shqiptarët”.

“Produkti kryesor i Malit të Zi, është turizmi dhe ne kosovarët prej sanksioneve të OKB-së në vitet e 90-ta e sidomos pas eksodit të shqiptarëve, i kemi mbetur besnik shtetit të Malit të Zi, Ulqinit tonë, sepse e kemi obligim moral që duhet ta përmbushim”, ka thënë Rizaj.

Ndër të tjerash, Rizaj po ashtu ka deklaruar se do të ishte më mirë për situatën e shqiptarëve në Mal të Zi, sikur ata të përfaqësoheshin nga një parti e vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat