Partitë politike mbi ligjin dhe interesin qytetarë!

Aktuale

Partitë politike mbi ligjin dhe interesin qytetarë!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 tetor 2016 Në ora: 18:14
Kuvendi i Kosovës

Duke folur rreth asaj se disa partitë politike ekzistuese pa dallim, në momentin që po marrin pushtetin qoftë në nivelin lokal apo atë qendror po sillen sikur të janë pashallarë, apo sundues të këtij populli, Sami Blakaj, njohës çështjeve politikë ka thënë se përderisa partitë politike janë mbi ligjin dhe interesin qytetarë, Kosova asnjëherë s’mund të jetë vend stabil dhe përparimtar. Sipas tij, megjithatë kjo nuk është diçka e re që po e nxjerrë në pah unë, por është një realitet i hidhur që s’do mend shumë.

“Nuk është rastësi sot, pse Kosova vuan nga varfëria e skajshme, nga mos sundimi i ligjit, nga krimi dhe korrupsioni, nga nepotizmi dhe klientelizmi, e shumë e shumë dukuri të tjera negative që fatkeqësisht e kanë kapluar Kosovën, si në nivelin qendror, njashtu edhe në atë lokal. E gjithë kjo po ndodhë natyrisht jo për fajin qytetarë, por për fajin e politikanëve që sillën si Pashallarë. U them pashallarë, sepse sjelljet i kanë të tilla, ata më shumë sot punojnë për interesin personal, sesa për interesin e përgjithshëm nacional, ata më shumë sot thirrën në emrin dhe mandatin e „të fortit“, sesa në emrin dhe mandatin e përfaqësuesit të popullit”, ka thënë Blakaj.

Ai ka vlerësuar se i gjithë ky fenomen i shëmtuar i politikës sonë ka bërë që sot më shumë të jetë populli në shërbim të pushtetarëve, sesa pushteti në shërbim të qytetarëve.

“ Se, kur do ta kuptojë kjo klasë politike se me këtë politikë kriminale dëmtohet shteti dhe interesi shtetëror, kjo do varet direkt nga vota jonë dhe organizimi shoqëror”, ka thënë Blakaj. Seremb Gjergji njohës i çështjeve politikë ka thënë se qytetarët e Kosovës nga momenti i votimit e deri në votimin tjetër pas 4 vjetëve, nuk ka asnjë reagim apo përgjegjësi nga të zgjedhurit. Këtu hyn edhe nevoja për përgjegjësi për punën që bëjmë dhe marrim obligim ta bëjmë. Sipas tij, qytetari, në anën tjetër asnjëherë nuk ka kërkuar përgjegjësi - se gjithmonë ka llogaritur që i kryen punët me njoftuesi intervenca.

“Asnjëherë nuk ka llogaritur që institucioni ka përgjegjësi për ta. Kur behën bashkë të dyja, për udhëheqjen reflekton se vërtetë janë zotërinj. Politikani, i zgjedhur me votë, apo i emëruar do ta kuptoi përgjegjësinë, kur qytetari, seriozisht vendosë të kërkoi reflektim mbi nevojat e veta dhe të komunitetit. Kur, lagjja e kupton se ka fuqi në vendimmarrje në interesin tyre. E derisa kjo nuk ndodhë, atëherë askush nuk jep asgjë. "Nëse foshnja nuk qan, nana si jep tamel", thonë të vjetrit”, ka shtuar Gjergji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat