“Katërshja, kupola e krimit e PDK-së”

Aktuale

“Katërshja, kupola e krimit e PDK-së”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 tetor 2016 Në ora: 16:19
Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhaviti Haliti

Gazmend Islami analist politik  ka thënë, se kupola e krimit politik çdo herë që nga pas lufta, kanë qenë  katër komponentët e PDK-së.   “Është kreu i shtetit që është sot Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, ish Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e përkohshme Azem Syla, dhe ish Shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës Kadri Veseli. Pra të gjithë atentatet dhe të gjithë likuidimet të gjitha shantazhet çka janë bërë asnjëherë nuk kanë mundur të behën pa dijeninë e tyre”, ka thënë Islami.

Vrasjet e shumta politike që kanë ndodhur nga Kolonel Ahmet Krasniqi në kohën e luftës e deri të Smajl Hajdaraj, Ismet Raci, Xhemajl Mustafa, Bardhyl Ajeti, Tahir Zemaj e shumë personalitete të tjera politike elitare, janë guri i mullirit në qafën e shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës, që nuk mund të konsiderohen të mirëfillta, pa u zbuluar kriminelët dhe  pa u zbardhur deri në fund krimet. Prandaj ky është obligim sa moral aq edhe obligim institucional, i një vendi që pretendon të jetë shtet, dhe që, ua ka borxh shtetasve të vet "hakmarrjen" ndaj kriminelëve. Në këto rrethana, analistët politikë dhe jo vetëm vlerësojnë se vrasjet e politike në Kosovë i kanë bërë segmentet më të errëta të atyre që pretendojnë se janë pronarët e lirisë.  Sipas tyre, PDK-ja dhe Thaçi kanë frikë, pasi vrasjet politike në Kosovën e luftës dhe të pas luftës nuk i kanë bërë alienet, por i kanë bërë vet ata që luftuan për pushtet.

Gazmend Islami analist politik  ka thënë, se kupola e krimit politik çdo herë që nga pas lufta, kanë qenë  katër komponentët e PDK-së.  “Është kreu i shtetit që është sot Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, ish Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e përkohshme Azem Syla, dhe ish Shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës Kadri Veseli. Pra të gjithë atentatet dhe të gjithë likuidimet të gjitha shantazhet çka janë bërë asnjëherë nuk kanë mundur të behën pa dijeninë e tyre.

Mirëpo në këtë kohë krize për kreun e shtetit, doli jo vetëm afera “ Pronto” por edhe tash edhe problemet që i ka hapur ish guvernatori i Kosovës, i cili po thotë se Hashim Thaçi ka dërguar miliona euro në shtetet perëndimore për të përfituar vetë personalisht. Dhe kjo është bërë më shumë që ta zhvendosë vëmendjen e qytetarëve tek problemet tjera, gjoja se ky është i interesuar ti zbardh rastet  vrasjeve të pas luftës ”, ka thënë Islami.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat