Apostolova me Gratë Deputete: Kosova ka mjaft ligje, implementimi i tyre është problem

Aktuale

Apostolova me Gratë Deputete: Kosova ka mjaft ligje, implementimi i tyre është problem

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 15:41
Foto nga takimi

Grupi i Grave Deputete sot janë takuar me shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalia Apostolova, e cila u shpreh se është e impresionuar me fuqinë e grave që janë pjesë e këtij grupi

Edhe pse ka pak muaj që Apostolova u bë Shefe e Zyrës së BE’së në Kosovë, në këtë takim tha se Kosova ka mjaft ligje, mirëpo implementimi i tyre vazhdon të jetë akoma problem.

Në këtë takim u diskutua për viktimat e dhunës seksuale, dhunën në familje dhe rrolin e gruas në jetën politike, biznesore e sociale.

Ndërsa, kryetarja e GGD’së, Blerta Deliu Kodra shpalosi disa pika bashkëpunimi, të cilët u përkrahën nga Zyra e BE’së. Deliu kërkoi bashkëpunim në realizimin e projekteve të cilat kontribuojnë në parandalimin e dhunës familjare, luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore dhe integrimin e asamblistëve të Veriut në të gjitha proceset politike në vend.

Shefja e Zyrës së BE’së ndër tjerash theksoi se rroli i gruas është mjaftë i rëndësishëm për Bashkimin Europian, duke thënë se gjatë mandatit të saj do të punojë rreth kësaj çështjeje në mënyrë që t’i shoh gratë e Kosovës më me shumë fuqi dhe në pozita të mira.

Në fund të takimit, Apostolova tha se me GGD do të takohen çdo muaj dhe do të organizojë tryeza e forume ku do të marrin pjesë edhe gratë nga Veriu me qëllim që të diskutojnë për çështje të cilat janë me interes të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat