Arrestohet një zyrtar në Pejë

Aktuale

Arrestohet një zyrtar në Pejë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:41
Ilustrim

Është arrestuar një punonjës në zyrën për komunitete dhe kthim në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se që nga viti 2010 e deri më tani në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në programin e tatimit në pronë dhe ka shlyer shuma të ndryshme të tatimpaguesve, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm në buxhetin e Kuvendit Komunal Pejë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat