Këshilltari i kryeministrit Mustafa: Ligji për Trepçën nuk dialogohet në Bruksel

Aktuale

Këshilltari i kryeministrit Mustafa: Ligji për Trepçën nuk dialogohet në Bruksel

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:41
Besnik Berisha

Ligji për Trepçën nuk do të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Besnik Berisha – këshilltar ligjor i kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se kreu i qeverisë nuk e ka thënë asnjëherë se ky ligj do të dilaogohet në Bruksel.

“Në demokraci votat e deputetëve duhen pra edhe të Listës Serbe sidomos atëherë kur kërkohet shumica. Ajo çfarë proklamohet nga Lista Serbe nuk është në tërësi.”

“Çështja e demarkacionit nuk është çështje jetë a vdekje për Kosovën.”

“Por është më së shumti për interesin e qytetarëve pasi duhet të kalojë si njëri nga kushtet për të marrë vizat.”

“Demarkacioni është çështje e rëndësishme për Kosovën dhe jo për qeverinë dhe ajo duhet të trajtohet kur ka koncesus të pozitës dhe të opozitës.

“Ne kemi konsultuar arkivat edhe nuk kemi gjetur argumente tjera përkundër. Kjo marrëveshje në mënyrën si është hartuar nuk është e negociushme, ose kalon ose nuk kalon”, ka shtuar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat