Mustafa: Lista Serbe nuk e rrezikon Trepçën, jemi duke punuar për riformatimin e Qeverisë

Aktuale

Mustafa: Lista Serbe nuk e rrezikon Trepçën, jemi duke punuar për riformatimin e Qeverisë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:36
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Nuk rrezikohet likuidimi i Trepçës pas adresimit të Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese, votimin e Ligjit i cili u miratua në Kuvend ditë më parë.

Kështu tha kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, i cili beson se kjo do të kryhet në mënyrë normale dhe nuk ka kurrfarë rreziku për Trepçën.

Mustafa tha se Ligji për Trepçën është një ligj shumë i avancuar, i cili do të ofrojë perspektivën e këtij gjiganti ekonomik, ndërsa, sipas tij, pas studimit të fizibilitetit do të jenë të qarta fushat ku do të investohet në Trepçë

Mustafa: Nuk ka kurrfarë rreziku për Trepçën

“Unë vlerësoj se nuk rrezikon asgjë sa i përket Trepçës, është e drejtë e një grupi parlamentar që ata të adresojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse është institucioni më i lartë i kësaj fushe në Republikën e Kosovës. Unë besoj se Gjykata Kushtetuese në mënyrë meritore do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar  dhe do të vendosë. Ne si Qeveri kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të pezullojë  të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me Trepçën përderisa të mos merret vendim i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që në asnjë rast të mos rrezikohet Trepça në këtë proces. Dhe unë besoj  se kjo do të kryhet në mënyrë normale dhe nuk ka kurrfarë rreziku për Trepçën”, tha Mustafa.

Sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Mustafa tha se janë duke shterur çdo mundësi për dialog me opozitën që të këtë pajtim për miratimin Projektligjit për shënimin e vijës kufitare. Sipas tij, janë duke bërë edhe përpjekje maksimale që të bashkërenditen qëndrimet, pastaj të procedohet në Kuvend Projektligji.

Mustafa: Do të bëjmë dialog me opozitën për demarkacionin që të kemi  qëndrim dhe pajtimi të përbashkët

 “Ne tash do të ulemi me opozitën ose në mënyrë të drejtpërdrejt ose përmes formave me të cilat ne kemi siguruar deri më tani takime... Do të bëjmë përpjekje maksimale që ne të bashkërendisim qëndrimet tona para se të procedojmë në kuvend, edhe kjo është arsye që nuk po ngutemi që të procedojmë në kuvend, sepse dëshirojë që të shterim të gjitha mundësit e dialogut me opozitën, në mënyrë që pastaj demarkacioni të jetë si rrjedhojë e një qëndrim dhe pajtimi të përbashkët”, deklaroi kryeministri Mustafa.

Kryeministri ka folur edhe për  formatizimin e Qeverisë apo reduktimin e disa ministrive, por që tha se ende nuk është vendosur për këtë çështje, mirëpo, sipas tij, janë duke biseduar edhe me koalicionin qeverisë.

Mustafa: Shumë shpejt do ta bëjmë riformatizimin e Qeverisë

“Ne në fakt kemi dy tri vende bosh nëpër Ministri, sepse kemi një zëvendëskryeministër, e kemi pastaj ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit, kemi ministrin e Integrimeve dhe jemi marrë vesh me partnerët e koalicioneve që mos ta bëjmë plotësimin menjëherë përderisa ne nuk  e bëjmë një riformatim. Tani jemi duke punuar së bashku me partnerët e koalicionit dhe po shohim se çfarë mund të bëjmë në fokusimin e kësaj Qeverie, në mënyrë që të kemi një Qeveri më të ngushtë dhe me më pak Ministri sesa që kemi tani dhe cilat janë Ministritë në të cilat do të bëjmë ndërrime. Unë mendoj se nuk do ta zgjasim shumë”, theksoi Mustafa.  

Ndryshe, ditë më parë ishte përfol se do të shuhet Ministria e Integrimeve dhe do të shndërrohet në një departament për Integrime në kuadër të MPJ-së.

Mustafa: Ankesa e Listës Serbe nuk rrezikon Trepçën

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi sot se nuk rrezikohet likuidimi i Trepçës pas ankesës së Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Ky ligj sipas tij është i nevojshëm për Trepçën dhe plotëson të gjitha nevojat për këtë gjigant ekonomik.

Sa i përket demarkacionit, Mustafa tha se janë duke shterur çdo mundësi për aprovimin e këtij projektligji për shënimin e vijës kufitare.

Kryeministri ka folur edhe për  formatizimin e Qeverisë apo reduktimin e disa ministrive, por që tha se ende nuk është vendosur për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat