Një rrugë në Prizren do të mbajë emrin e çlirimtarit britanik

Aktuale

Një rrugë në Prizren do të mbajë emrin e çlirimtarit britanik

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 07:05
John Harrison dhe kryeministri Mustafa

Nga sot një rrugë në qytetin e Prizrenit do të mbajë emrin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, John Harrison.

Harrison kishe ardhur nga Britania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, për të luftuar kundër pushtuesit serb. Ai në çdo deklaratë të tij është shprehur i lumtur që ka pasur mundësi të jetë pjesë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Harrison do të jetë i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të tabelës në rrugën “John Harrison”.

Çlirimtari britanik dje është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat