Qeveria ndan 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Aktuale

Qeveria ndan 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 09:30
Mbledhja e Qeverisë, Isa Mustafa

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur, ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë eurosh, për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave tjera emergjente të Ndërmarrjes Publike "Aeroporti i Gjakovës".

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, tha se edhe pse kërkesa nga bordi i drejtorëve të Aeroportit të Gjakovës ka qenë për mbështetje financiare prej 80 mijë eurosh, Ministria e Financave pas analizës së bërë, propozon për ndarje të mjeteve prej 30 mijë euro.

Krasniqi: 30 mijë euro për aeroportin e Gjakovës

“Ministria e Financave ka pranuar kërkesë nga bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike ‘Aeroporti i Gjakovës’, për mbështetje financiare për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojat tjera emergjente, në shumë prej 80 mijë euro. Ministria e Financave propozon pas analizës që ka bërë, ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 30 mijë euro“, tha Krasniqi.

Qeveria në mbledhjen e saj të rregullt ka miratuar edhe Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili prezantoi  këtë Projektligj tha se përmes tij,  Ministria e Shëndetësisë forcon rolin mbikëqyrës.

Rrahmani: Ministria e Shëndetësisë forcon rolin mbikëqyrës

“Ligji për Inspektoratin Shëndetësor, definon kompetencat, autorizimet, detyrat, organizimin, funksionimin dhe mënyra e punës së Inspektoratit Shëndetësor. Ky projektligj e definon Inspektoratin Shëndetësor si organ të Ministrisë së Shëndetësisë, me detyrë specifike ushtrimin e mbikëqyrjes së jashtme të subjekteve të inspektimit, për të siguruar zbatimin e akteve juridike dhe normave juridike profesionale në lëmin e shëndetësisë, me qëllim të arritjes ruajtjes dhe rritjes së cilësisë në kujdesin shëndetësor. Po ashtu ky ligj i jep inspektoratit shëndetësor rolin mbikëqyrës në procedurat e ofrimit të kujdesit shëndetësor”, tha Rrahmani.

Qeveria e Kosovës miratoi  propozim-vendimin përfundimtar për shpronësime  shtesë të pronave të paluajtshme të pronarëve përgjatë rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në segmentin Milloshevë-Vushtri, që i përkasin komunës së Obiliqit.

Kryeministri Isa Mustafa tha se pas shpronësimeve shtesë, këto prona duhet të regjistrohen në emër të Qeverisë.

Mustafa: Pas shpronësimeve shtesë, pronat të regjistrohen në emër të Qeverisë

“ Te këto vendime përfundimtare, sidomos tek shpronësimet shtesë, që ku duhet të marrim të gjitha masat, që pas këtyre vendimeve pronat pastaj të regjistrohen në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse po mbesin akoma pa regjistruar. Edhe në qoftë se mbesin pa regjistruar, atëherë mund të shfrytëzohen nga pronaret për destinime tjera. Mendoj që kohëve të fundit kam informata që jemi shumë efikas në këtë fushë. Por domosdoshmërish në qoftë se duhet edhe ndonjë rregullore ta ndryshojmë që mos të lëmë hapësirë që prej momentit që ne marrim vendime, ato prona pastaj të mos kalojnë në pronësi të qeverisë, përkatësisht të institucioneve në këtë rast të ministrisë së infrastrukturës ose institucioneve tjera, për qëllime të të cilave bëhet dhe shpronësimi përfundimtar”, tha kryeministri Mustafa.

Ndërsa zëvendës ministri i Financave, Agim Krasniqi para kabinetit qeveritar, prezantoi kërkesën për orientim të tepricave buxhetore, për pagesat e pagave për këtë muaj tek disa institucione të cilat kanë mungesë të mjeteve.

Krasniqi: MASHT dhe MPJ kanë nevojë për mjete shtesë për paga

 “Ne kemi kursyer 2 milionë e 216 mijë e 407 euro, të cilat i kemi orientuar te organizatat buxhetore, të cilat kanë mungesë të mjeteve. Kryesisht mungesa është në MASHT, për shkak të universiteteve që janë themeluar e realisht është thënë se nuk kanë kosto buxhetore, por tash po del që janë mbi 1 milion euro kosto buxhetore. MPJ, Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror dhe disa rregullime dhe harmonizime të brendshme dhe organizata buxhetore”, tha Krasniqi.

Ndryshe, Qeveria miratoi lidhjen e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut për zbatimin e marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim zhvillimor.

As në këtë mbledhje nuk ishin prezent ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës pasi që ata kanë pezulluar punën në Qeveri pas miratimit të Ligjit për Trepçën.

Qeveria ndan 30 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevojave të tjera emergjente të ndërmarrjes publike qendrore Aeroporti i Gjakovës.

Qeveria po ashtu ka miratuar projektligjin për inspektoratin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i cili prezantoi projektligjin për inspektoratin shëndetësor tha se përmes këtij projektligji Ministria e shëndetësisë forcon rolin  e saj mbikëqyrës.

Qeveria i thotë po shpronësimeve në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor.

Pos kësaj, gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit i është thënë po edhe vendimit përfundimtar për shpronësimin shtesë të palujtshmërive për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, gjegjësisht segmentit Milloshevë- Vushtrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat