Debati për Kosovën përplas serbët

Aktuale

Debati për Kosovën përplas serbët

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 14:37
Ilustrim

Deputetët e Partisë Radikale Serbe të Vojislav Sheshelit e kanë lëshuar seancën e Komisionit parlamentar për “Kosovë dhe Metohi”, në të cilën po flitet për dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me arsyetimin se kryetari i këtij komisioni, Milovan Drecun pas kërkesës së tyre nuk e ndërpreu seancën.

Deputeti i kësaj partie, Nemanja Sharoviq i ka bërë thirrje Drecun-it që ta ndërpres seancën gjersa t’i kërkojë falje drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Përfaqësuesi i Qeverisë më ka krahasuar me Edita Tahirin dhe më tha ‘Turp të kesh’. Kërkoj nga ju që ta ndërprisni seancën, sepse nuk mund të vazhdojë derisa Gjuriq të mos kërkojë falje për mos respekt ndaj Kuvendit”, tha Sharoviq.

Ai tha se nuk është faji se negociatat janë në një rrugë pa krye dhe se rezultat i negociatave  është “zero”.

Gjuriq iu kishte thënë paraprakisht radikalëve se nuk janë askund në terren kur nevojiten për ndihmë, por janë aty kur duhet bërë zhurmë të madhe si dhe për të bërë akuza të rrejshme të cilat sipas tij dëmtojnë unitetin.

Takimi i Komisioni për “Kosovë dhe Metohi ” është në proces, ku po diskutohet për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe raportin e Zyrës serbe për Kosovë për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat