Vuçiq nuk u beson akuzave për serbët e arrestuar në Mal të Zi

Aktuale

Vuçiq nuk u beson akuzave për serbët e arrestuar në Mal të Zi

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 10:31
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur dyshime në lidhje me akuzat për terrorizëm kundër Bratislavë Dikiq dhe 20 serbëve të tjerë, të arrestuar në Mal të Zi, nën akuzat për sulm të planifikuar terrorist.

“Dikiq është në kundërshtim me pikëpamjet e Qeverisë së Serbisë, por unë dua të shoh dhe dëgjoj informacione te sakta dhe serioz se si ai ishte duke planifikuar sulmin terrorist”, ka thënë Vuçiq në konferncë për media.

Ai tha se personalisht nuk i beson këto akuza, duke pasur parasysh të dhënat e inteligjencës serbe dhe informatave që ka ministria serbe.

Vuçiq ka treguar se shteti serb është duke u angazhuar rreth të burgosurve përmes ambasadës serbe në Mal të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat