Ministri i Brendshëm i Serbisë: Policia serbe s’ka lidhje me arrestimet në Mal të Zi

Aktuale

Ministri i Brendshëm i Serbisë: Policia serbe s’ka lidhje me arrestimet në Mal të Zi

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 13:19
Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar sot se policia serbe nuk ka të bëjë asgjë me arrestimin e ish-shefit të xhandarmërisë serbe, Bratislava Dikiq

Ai ka shtuar se pret informacione zyrtare, nëse arrestimi i Dikiqit është i saktë ndërkaq ka mohuar raportimet e medieve malazeze se policia e Serbisë ka lidhje me këtë ngjarje.

“Po presim për konfirmim zyrtar nëse ndonjë shtetas serb është i përfshirë në këtë ngjarje, por ju konfirmoj se policia serbe nuk ka të bëjë asgjë me të”, ka deklaruar Stefanoviq.

Ai ka shtuar se çdo shtetas serb duhet të jetë përgjegjës nëse ka kryer krime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat