Rama rrëfen prapaskenat e vizitës në Serbi: Çfarë i thashë Vuçiçit për Kosovën

Aktuale

Rama rrëfen prapaskenat e vizitës në Serbi: Çfarë i thashë Vuçiçit për Kosovën

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 12:09
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Serbi, ka dhënë një intervistë për “Tanjung”, e përshtatur në shqip nga lexo.

Rama në këtë intervistë tregon se çfarë i ka thënë Vuçiçit në nisje të forumit. “I thashë personalisht, Aleksandar dëgjo: Është diçka shumë e mirë ajo që ne bëjmë sot, por duhet të sigurohemi që gjithçka që është e shkruar në letër, të realizohet. Ndryshe, në fund të fundit, rëndësi nuk kanë vetëm marrëveshjet por si realizohen gjërat”, thotë Rama.

Më tej, ai pyetet nëse vërtetë është i angazhuar për të bashkëpunuar me Serbinë dhe Vuçiç dhe Rama thotë se po, pasi të dy ata nuk janë politikanë tradicionalë, por reformatorë të cilët duan të modernizojnë shtetet e tyre.

Në këtë përpjekje, sipas Ramës, armiku i zhvillimit nuk është njëri shtet kundër tjetrit, por, administrata publike.

Rama vazhdon më tej duke thonë se detyra e çdo qeverie është të përmbush pritëshmëritë e qytetarëve të saj dhe zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është një mjet në këtë drejtim.

“Shikoni sa njerëz u mblodhën sot, ata shohin interesa në marrëdhëniet tona për të investuar…në fund të ditës mund të flasim për çfarë të duam, por, duhet të përmbushim pritëshmëritë e njerëzve për një jetë më të mirë”, vijon ai.

Rama pyetet edhe për rolet e politikanëve në këtë proces si dhe atë të homologut Vuçiç.
Sipas Ramës “politikanët mund të shkaktojnë mjaft dëme por ama edhe të bëjnë mire. Pyetja qëndron në se çfarë vendosin të bëjnë. Vuçiç është duke u përpjekur të zhvendosë fokusin nga e shkuara në të ardhmen, duke u angazhuar në procesin e integrimit evropian”.

Më tej, Rama pyetet për një krahasim midis takimit të parë (pas dronit të famshëm) dhe këtij takimi.

“Kur isha në Beograd herën e parë konferenca ishte mjaft dinamike dhe Vuçiç u vu në siklet në lidhje me Kosovën, por, i thashë: Dëgjo nëse dëshiron të ndërtojmë një miqësi midis vendeve, nuk mund të bazohet në hipokrizi dhe kushte, unë duhet të jem i lirë të të them çfarë mendoj dhe anasjelltas, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo, ndërsa ai qeshi….Këtë herë edhe pse përsëri nuk i pëlqeu që përmenda Kosovën, gjërat janë ndryshe”, thotë Rama.

Rama gjithashtu u pyet dhe lidhjen me Kosovën në këtë marrëdhënie të re midis Shqipërisë dhe Serbisë.

“Nëse shikojmë të dhënat statistikore, shohim një nivel të madh shkëmbimi tregtar midis Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk mund të zgjedhim cilin shtet do të kemi fqinjë prandaj është në dorën tonë të ndërtojmë mure apo ura bashkëpunimi, por, besoj se Kosova është pengesa e fundit e Serbisë për të hequr mbi supet e saj të shkuarën e saj, si dhe njohja e saj nga Serbia, herët a vonë do të pranohet dhe nga qytetarët”, thotë ai.

Në fund të intervistës, vend kishte për artin dhe sportin. Rama u përgjigj gazetarëve që edhe pse personalisht nuk ka njohje shumë të thella në këtë fushë,kur ai dorëzoi çelësat e qytetit të Tiranës, Goran Bregovic, gati sa nuk u sulmua fizikisht.

Gjithashtu, meqenëse Vuçiç përmendi si vlerën më të madhe që respekton tek shqiptarët, besën e tyre, kur u pyet Rama se çfarë vlerëson tek Serbët, ai u përgjigj, durimin.

“Shembulli më i fundit është ekipi serb i volejbollit. Keni ekipe shumë të mira në të gjitha sportet. Ndeshja kundër Shteteve të Bashkuara ishte epike, dhe ajo ishte një shenje durimi të madh. Këtë element e respektoj shumë”, përfundoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat