Deputetja nga Kosova mbron Ligjin për Trepçën në Beograd

Aktuale

Deputetja nga Kosova mbron Ligjin për Trepçën në Beograd

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 19:49
Emilija Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka deklaruar se nuk e kupton, pse është ngritur kaq shumë eufori për Ligjin për Trepçën, pasi që Trepça është pasuri natyrore e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Këtë deklaratë, ajo e ka bërë në Forumin për siguri në Beograd, e që deputetja Rexhepi, ishte paneliste në konferencën e organizuar nga Misioni i OSCE-së, në Serbi dhe Kosovë.

Po ashtu, deputetja Rexhepi ka kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm të të Drejtorit të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi.

“Në konferencën që unë isha panelsite kam kërkuar lirimin e menjëhershme të Drejtorit të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, i cili është arrestuar nga autoritetet e Beogradit. Po ashtu kam deklaruar se Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka votuar Rezolutën për lirimin e menjëhershme të Drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi”, ka deklaruar deputetja Rexhepi.

Sipas saj, në këtë konferencë tema e ditës ishte vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, dhe çështja diskutimit tim në panel sa i përket Trepçës.

“Nuk e kuptoj pse është ngritur kaq shumë euforia për shkak të minierës së Trepçës, pasi që Trepça është pasuri natyrore të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës, dhe se progresi dhe prosperiteti i qytetarëve tanë varet nga investimet ekonomike, në mënyrë që të zvogëlohet numri i madh i papunësisë të të gjitha komuniteteve. Nuk dëshiroj ta prish këtë Forum për shkak të mendimeve tona të ndryshme në lidhje me Trepçën, por se kam ardhur të jap kontributin tim për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë për Kosova Info, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat