Shqiptari i Dobrosinit në Nish, Vuçiçit në sy: Fshatin ma keni zbrazur. Atje dikur kishte 172 banorë, sot vetëm 52 !?

Aktuale

Shqiptari i Dobrosinit në Nish, Vuçiçit në sy: Fshatin ma keni zbrazur. Atje dikur kishte 172 banorë, sot vetëm 52 !?

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 17:21
Vucic dhe Mehmeti

Ne shqiptarët, serbët dhe maqedonët mund t’i zgjidhim problemt tona mes veti” i tha kyreministrit serb Aleksander Vuçic shqiptari me emrin Mehmet i shtrirë në spitalin e  Nishit, çka Vucic është përgjigjur se “edhe unë jam një nga tre që mundem të kontriboj në këtë drejtim..”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Gjatë qëndrimit në Nish kryeministri serb Aleksandar Vucic, pas takimit me Edi Ramen ka vizituar spitalin e qytetit në të cilin ka takuar një shqiptar me emrin Mehmet nga Dobrosini i Bujanocit, ne kufi me Kosoven , qender kjo e njohur e rrezistencës  shqiptare (UCPMB-së) kunder Serbisë.

Kryeministrti serb pasi ja zgjati dorën Mehmetit, si zakonisht në Serbi, fillimisht e pyeti  se prej nga është dhe cfare nacionalieti, se mos është shqiptar?  Kurse  plaku në spitaline  Nishit  i është përgjigjur  shkurt: Po, jam nga Dobrosini i Bujanocit.

Pasi Vucic e kupton i ka thënë  Mehemtit se  “Unë kam qenë atje, kam vizituar dy herë në Dobrosin.” Por këtu Vucic nuk  ka precizuar se ishte për takime me ushtirinë, xhandremrinë dhe policinë serbe.

Në vazhdim të bisedës  plaku Mehemti nga Dobrosini i ka thëne troç në sy kryeministrit serb në Nish se “Siç po e dini tash , unë vij nga Dobrosini. Nuk di sa jeni ne dijeni, ky fshat dikur ka pasur 172 banorë, kurse tani ka vetëm 52 sish ?!..”

Vuçiç më pas ka pyetur: Po ku shkuan ata,  në Kosovë?

Kurse shqiptari Mehemti ju është përgjigjur: Jo jo çfarë Kosovë, shqiptarët shkuan jashtë, ju duhet ta dini mirë se në Dobrosin, Bujanoc në vendbanimet shqiptare papunësia është me e madhe ?!..Kur të vish herën tjetër në Dobrosin, si të jemi gjallë e rehat, me juve kam muhabet, se kam edhe shumë  gjera tjera me ju thënë.. Të pres!..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat