“Thaçi, herët a vonë duhet me dhanë përgjegjësi për tradhtitë ndaj atdheut”

Aktuale

“Thaçi, herët a vonë duhet me dhanë përgjegjësi për tradhtitë ndaj atdheut”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 tetor 2016 Në ora: 14:43
Hashim Thaçi

Presidenti aktual, Hashim Thaçi, mbrëmë ka deklaruar se moskalimi i demarkacionit, mund të ndikoj në shtyrjen e liberalizimit te vizave për dy vite.

Analistët politikë dhe deputetet kanë vlerësuar se nëse liberalizimi vizave për qytetarët e Kosovës shtyhet për dy vite shkaku i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, kjo do të ishte katastrofë për popullin e Kosovës të cilët një kohë të gjatë jetojnë në krizë të thellë ekonomike.

Sipas tyre, të gjitha këto përgjegjësi do ti merr vet Thaçi, pasi ai ka bërë gjithçka në mënyrë të gabuar në këtë proces, sa mbetet përshtypja e hidhur se ai e ka dëshirua dështimin e Kosovës në këtë marrëveshje e cila është dashur të jetë thjeshtë teknike.

Bajram Gecaj, zv/Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka kryer punën e saj më shumë se një vit më parë.

Ai ka pohuar se është opozita ajo e cila e kundërshton këtë proces, për arsye të pastra politike, në vazhdimësi.

“ Fatkeqësisht dyshimëve mbi procesin ju kanë bashkangjitur edhe disa individ nga ana e koalicionit qeverisës. Dhe nëse nuk ratifikohet demarkacioni, janë qytetarët e republikës së Kosovës dhe proceset e rëndësishme nacionale të cilët do ta pësojnë. Shpresojmë se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mendojnë dhe punojnë për interesin e qytetarëve e jo vetëm të veprojnë kryekëput për politikat ditore”, është shprehur Gecaj.

Demarkacioni i riproceduar tutje do të kaloj

Faton Abdullahu kshilltar polotik në kryeministri ka thënë se 
rëndësinë e këtij projektligji si dhe afatet kohore të ndërlidhura me punën e subjekteve përkatëse në Bruksel nuk do të shtyhet për vitin e ardhshëm.

“Interesi i qytetarëve të Kosovës për të lëvizur më në fund lirshëm, interesi i bizneseve tona për të shfrytëzuar tregjet dhe mundësitë e reja, si dhe proceset e shumta dhe shumë të rëndësishme si, integrimet evropiane, normalizimi i raporteve ndër fqinjësore dhe shumë të tjera të ngjashme si këto, janë ato që do t’i bëjnë të gjithë të reflektojnë dhe demarkacioni i riproceduar tutje do të kaloj”, ka thënë Abdullahu.

Thaçin, i cili së bashku me Komisionin e vet qeveritarë për kufijtë, e ka futur vendin në qorrsokak!

Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së AAK-së ka thënë se Demarkacioni dhe vizat janë dy çështje të ndara, pasi Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet, pa humbur asnjë pëllëmbë territor të vetin.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodhë të realizohet shpejt, gjithë përgjegjësitë i ka klasa qeverisëse në krye me Hashim Thaçin, i cili së bashku me Komisionin e vet qeveritarë për kufijtë, e ka futur vendin në qorrsokak.

“Thaçi do të duhej që përpara se të merrej me demarkacionin të jepte përgjigje se pse nuk ndodhi liberalizimi, megjithëse ai e kishte paralajmëruar se do të ndodhte që në vititn 2010. Ose të sqaroi akuzat për manipulime financiare, të cilat sigurisht se do të kenë pasur impakt në vonesën për liberalizim”, ka shtuar Nitaj.

Përgjegjëse nuk është opozita, por pushteti kriminal e i korruptuar!

Rexhep Selimi deputet nga VV ka thënë se, askush deri më sot nuk ka thënë se nëse ratifikohet Marrëveshja për demarkacionin do të ndodh liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka pohuar se as i ashtuquajturi President nuk e ka thënë këtë, por Thaçi dhe njerëzit rreth tij ka thënë se vetëm nëse nuk ndodh demarkacioni nuk do të ketë liberalizim.

“Pra, ata e dinë se nuk do të ndodh as ngërça e as tjetra, e në këtë situatë duan që ta sajojnë një fajtor siç është opozita. Pra përgjegjëse nuk është opozita por pushteti kriminal e i korruptuar”, ka thënë deputeti i VV-së Selimi.

Hashimi është personi më përgjegjës dhe arsyeja e vetme se përse Kosova ka ngecje në të gjitha fushat

Zafir Berisha deputet nga Nisma ka thënë se, Hashimi është njeri më i papërgjegjshëm që njeh historia e re e Kosovës dhe deklarata e këtij njeri jo serioz shpesh herë nuk ia vlen edhe mi komentu.

Ai ka thënë se Hashimi është personi më përgjegjës dhe arsyeja e vetme se përse Kosova ka ngecje në të gjitha fushat, e po ashtu edhe në liberalizim të vizave është ai fajtor.

“ Ne as që e kemi ndër mend që tradhëtitë e tij në raport me sovranitetin e vendit me ja legalizu jo edhe 2 por edhe 20 vjet nëse nuk lëvizim lirishëm. Ai njeri herët apo vonë duhet me dhanë përgjegjesi për tradhëtitë e tij ndaj atëdheut”, ka thënë deputeti Berisha.

Ky proces, po tentohet të mbyllet ashtu, duke e lënë fajin në derën e opozitë!

Fadil Lepaja analist politik ka thënë se z. Thaçi ka bërë gjithçka në mënyrë të gabuar në këtë proces, sa mbetet përshtypja e hidhur se ai e ka dëshirua dështimin e Kosovës në këtë marrëveshje e cila është dashur të jetë thjeshtë teknike.

 “Provokimet e tij të vazhdueshme ndaj opozitës, dhe pastaj akuzimi i sajë për të gjitha dështimet e qeverisjes së tij dhe klanit të tije janë lehtë të dokumentueshme nëse në mënyrë kronologjike shikohet ky proces, i cili u fillua me arrogancë dhe po tentohet të mbyllet ashtu, duke e lënë fajin në derën e opozitës, çka padyshim nuk qëndron”, ka thënë Lepaja.

Shtyrja e liberalizmit të vizave do të jetë katrosofale por popullin e Kosovës

Zudi Xhelili njohës i çështjeve politikë ka thënë se nëse liberalizimi vizave për qytetarët e Kosovës shtyhet për dy vite shkaku i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, kjo do të ishte katrosofale por popullin e Kosovës të cilët një kohë të gjatë jetojnë në krizë të thellë ekonomike.

Ai ka thënë se kjo informatë do te revoltoj pa masë qytetarët e Kosovës dhe do të nxisë reagime të shumta që mund të ndodh të ketë edhe protesta masovike ku do të kërkohet përgjegjësi nga autoritet si dhe dorëheqja e tyre.

“Në Kosovë tani janë grumbulluar shumë probleme duke filluar nga brengat e qytetarëve, papunësia, varfëria, e deri tek mosfunksionimi i ligjit. Nëse një gjë e tillë nuk do të ndodh sa më shpejt atëherë natyrisht se ata që do ta vuajnë këtë “ grusht” do të jenë qytetarët e Kosovës, pasi shpresa e tyre e vetme ka qenë liberalizimi i vizave dhe qarkullimi i lirë”, është shprehur Xhelili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat